ISH DEPUTETJA E LEZHES, U DREJTOHET  QYTETARVE  TE SAJ….

0

Të dashur lezhjanë !

Si qytetare dhe si deputete i jam përkushtuar shërbimit shëndetësor, nga mjeku i familjes dhe shërbimi parësor, tek spitali rajonal, si dhe ndihmës sociale, familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, grave të dhunuara e që dhunohen, si dhe barazisë gjinore.Mendoj se këto janë fushat më të rëndësishme për një shoqëri e cila përpiqet të jetë demokratike dhe e drejtë me individët e saj, synon të jetë përparimtare dhe që nuk i lë në harresë më të pambrojturit.Një shoqëri e cila nuk i braktis ata njerëz që nuk kanë mjaftueshëm para për të mbijetuar, nuk kanë mjaftueshëm ushqim, nuk marrin shërbim shëndetësor cilësor, shpërfillen në administratë, keqtrajtohen në polici dhe dënohen padrejtësisht në gjykatë.
Pse? Vetëm sepse nuk ka një qeveri dhe institucione të përgjegjshme që ti mbrojë.Situata ku ndodhen sot Lezha e Shqipëria, ka nevojë më shumë se kurrë për këto shërbime, si kurim për varfërinë e cila është sëmundje që po nuk u kurua, mund të kthehet në sëmundje ngjitëse e të transmetohet nga njëra familje tek tjetra.Ka familje të cilave po u mbarohen paratë ose u janë mbaruar!
Ka njerëz të cilët kanë frikë tu drejtohen spitaleve sepse nuk kanë para mjaftueshëm!
Ka njerëz në stres e në depresion, në pasiguri për të nesërmen, për shkak të kësaj çfarë po ndodh në të sotmen!Ku është qeveria që ka detyrë t’i mbrojë?
Mburrja e Edi Ramës nuk është mbrojtje, sharja nuk është siguri, mallkimi nuk është shpëtim, tallja nuk është rrugëdalje.Qëllimi im nuk është thjesht dhe vetëm të akuzoj qeverinë, por smundem të mos akuzoj kur paratë e buxhetit ,pra paratë e shqiptarëve që duhet të shkojnë për shqiptarët, Rama i shpërndan për miqtë e tij personalë.Si ta quajmë ketë veprim, përveçse vjedhje e pashpirtësi?
Pse paratë të mos u shkojnë familjeve lezhjane por tu shkojnë familjeve mafioze?
Pse të mos mbështetet biznesi lezhjan,fermerët,bujqësia,blegtoria,turizmi….?Opozita ka qenë bashkëpunuese dhe propozuese, por opozita nuk mund të heshtë dhe nuk mund të fshehë keqmenaxhimin dhe korrupsionin e qeverisë.
Opozita ka detyrë të ndihmojë në parandalimin e falimentimit të Lezhës dhe Shqipërisë.Ju ftoj të gjithëve miqësisht të bëjmë një analizë të sinqertë me veten.
Çfarë ndodhi? Si u menaxhua? Si po menaxhohet e gjithë kjo situatë!
Jam e sigurtë që secili nga ju i ka pergjigjet brenda mureve të shtëpisë.

Lindita Demaliaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.