Irena Shestani :Kjo do të jetë një garë e gjallë

0
Demokratët Shkodran   nesër votojnë  për të  zgjedhur  kandidatin ose kandidatën për Kryhetar Bashkie . Një  nga ata  kandidat është  edhe Irena Shestani. Ndaj  ky është  mesazhi i saj :Të dashur miq,
Të dielën demokratët e Shkodrës votojnë në primare për të zgjedhur kandidatin për Bashkinë Shkodër. Anëtarësia e familjes sonë politike ka gjykuar që edhe unë të jem kandidate për t’i përfaqësuar. Me mirënjohje e kam pranuar këtë sfidë duke e gjykuar si detyrim ndaj demokratëve të thjeshtë, por jo vetëm.
Hyj në këtë sfidë për një arsye shumë të thjeshtë – për të bërë më të mirën për bashkëqytetarët e mi dhe për qytetin.
Sot bëj këtë hap për tu angazhuar për ndryshim; për një qytet më të mirë, më të zhvilluar; për një Shkodër që vend ka për të gjithë. Udhëtimi im politik ka qenë plot me emocione, por e di që udhëtimi është ende në fillim, se së bashku me demokratët do të gjejmë një mënyrë për të shërbyer, një mënyrë për të kontribuar në jetën publike këtu qytetin tonë dhe më gjerë.
Kjo do të jetë një garë e gjallë. Por ne paraqesim një vizion pozitiv – që ne i kuptojmë problemet me të cilat përballen njerëzit dhe se ne jemi këtu për të ndihmuar. Më e rëndësishmja, ne do të angazhohemi për rindërtimin e qytetit që shumë duam – jo siç ishte, por siç e meriton të jetë.
Primaret për qytetin tonë zhvillohen këtë të dielë me 30 Janar nga ora 08:00 deri në 17:00 në 3 qendra votimi: Pallati i Sportit, Bërdicë e Rrethina. Unë mezi pres që të më bashkoheni, mua dhe demokratëve e qëndrestarëve të Shkodrës, në fushatën tonë për të ringjallur qytetin tonë, shtëpinë tonë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.