INVESTIM I BASHKISË NË LAGJEN PIGZA TË QYTETIT TË KOPLIKUT

0

Ajo që ne dimë, por mbase ka edhe të tjera, të cilat nuk janë publikuar, ose e thëne ndryshe jane berë punë pa zhurme, edhe mund të ketë. Por realisht pas zgjedhjeve të datës 30 Qershor, zgjedhje të cilat Partia Socialiste , dhe aleatet e saj, ku mund të “rreshtohet” edhe Bindja, ku duket se edhe këta vet e kanë krijuar bindjen se ishin zgjedhje sa për të kaluar rradhen, të vetmin investim që kanë filluar në qytetin e Koplikut është rikonstruksioni i plot dhe asfaltimi i rruges në në lagjën Pigza. Realisht premtimi për të nderhyrë në përmirsimin e infrastruktures së rruges në këtë lagje ështe i vjetër thuajse sa vetë lagj’ja, por tashmë kur punimet duket se kanë filluar gjithçka mund të harrohet shpejt nga banoret e kësaj lagjëje të cilët vertetë e kanë vuajtuar jo pak gjendjën tejet skandaloze të kësaj rruge. Për të filluar me normalitet ky investim i bashkisë i cili është miratuasr si fond nga këshilli i bashkisë që në fillim të miratimit te buxhetit te bashkisë, kerkohet edhe krijimi i kushteve lehtësuese nga vet banoret, veçanarisht persa i takon lirimit të hapësirës së duhur të këtij projekti. Ndaj kanë qënë forcat e policisë Bashkiake, të cilat kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në gatishmeri te ecurisë së këtyre punime. Ajo që vlenë të citohet është fakti se nuk ka pastur probleme te evidentuara nga banoret për të kerkuar moslejimin e punimeve. Kështu tashmë pritet që kjo lagjë të bëhet vertete lagje qyteti, të pakten sa i takon infrastrukturës së rrugës. Ky investim pritet të jetë ogur i mirë i kthimit të vëmendjës së bashkisë edhe për qytetin e Koplikut, mbasi për mandatin e shkuar investimet me fondet e Bashkisë ne qytetin e Koplikut kanë qënë me pikatore, ku edhe pse këtu mund të vlersohet se jane taksapasguesit me të rregullt në Bashkinë
M.Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.