Info e prefekturës Shkodër; Stuhija thyen pemë, dhe bllokon rrugët

0
I gjithë territori i #QarkutShkodër është përfshirë nga rreshjet e dendura të shiut dhe stuhisë, ndërkohë që Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër po monitoron situatën në kontakt të vazhdueshëm me sektorin e #EmergjencaveCivile ku ju informojmë si më poshtë:
Në Bashkinë #Shkodër, si pasojë e stuhisë së fortë gjatë natës së mbrëmshme ka patur pemë të thyera, të cilat kanë rënë në akset e rrugëve duke shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor ndërkohë që strukturat pranë Bashkisë Shkodër janë mobilizuar menjëherë duke nisur punimet për pastrimin e segmenteve rrugore. Aktualisht qarkullimi rrugor është i hapur dhe nuk paraqet probleme.
Në Bashkinë #MalësieMadhe, Njësia Administrative Kelmend, në rajonin e Qafës Berdolecit në aksin rrugor Tamarë- Vermosh, raportohet për rënie gurësh në rrugë, por nuk shënohen lëndime në njerëz. Ndërkohë, është ndërhyrë për largimin e tyre dhe aksi rrugor është i kalueshëm për makina të tipit fuoristradë. Në njësitë vendore në Tamare, Kastrat dhe qendër Koplik në disa fshatra është raportuar për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, por që aktualisht është rikthyer energjia dhe situata paraqitet e qetë.
Në Bashkinë #VauDejes janë dëmtuar çatitë e disa banesave në fshatrat e Njësisë Administrative Temal, për të cilat strukturat e emergjencave civile po bëjnë verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren.
#BashkitëPukë dhe #FushëArrëz nuk raportohen probleme.
Aktualisht kemi reshje periodike me intensitet të ulët në të gjithë territorin e #QarkutShkodër të shoqëruar me erëra mesatare.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër do të vazhdojë monitorimin hap pas hapi të situatës, për të cilën do ju mbajë të informuar në vijimësi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.