I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

0

 NGA : MARASH GILAJ   

 Trokitje për çmimin “ Gjekë  Marinaj”

(Fantazi mbi poezinë “ Kuajt” të Gjekë Marinaj)

  Ti refuzove të të quanin kalë,

Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë.

Fluturove larg, duke kaptuar fusha, male, dete ,

oqeane dhe qytete,

sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete.

Ikën tre dekada nga ajo kohë e mallkuar,

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë,

Në kërkim të emrit tend të merituar,

Dhe u bëre i famshëm në Amerikën e demokracisë,

Nga njerëzit me tru vlerësuar

si Ambasador i Shqipërisë.

Tani je i lirë të shikosh në 360 gradë,

Nuk e ke të ndaluar të qeshësh as të qash,

Fjalën e thua hapur, s’të bën kush barrikadë,

Bën zgjedhjet tua, në çdo fushë,

Nuk të diktojnë se çfarë do të pish e çfarë do të hash.

Një merak e kam, s’mund të rri pa thënë,

Në atdheun tend dhe timin, ata që sundojnë sot,

I kanë hipur kalit qorr,

Duke humbur rrugën që në oborr.

Çdo shkatrrim e quajnë reformë e përparim,

Mbuluar me fjalë të bukura si në një varrim.

Besoj se ke dëgjuar, nuk është diçka e re,

Këta burra të zgjedhur, mbajnë nga 3-4 emra,

E kanë ndrruar 2-3 fé.

Të gjithë duam të ikim , jemi vënë në garë,

E kemi kuptuar,

se Shqipërinë, këta e dashkan pa shqipëtarë,

Jeta po bëhet gjithnjë më e vështirë,

Mos duhet të presim që të bëhet më keq,

e pastaj të bëhet më mirë?!

25 Gusht 2020

P.S. Falemnderit që na dhatë mundësinë të bëhemi pjesë e këtij konkursi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.