I jepet lamtumira e fundit mes duaretrokitjesh, dhe lote dhimbje Vildan Tufit

0

Mes duartrokitjesh, lotësh e një dhimbje të madhe miq, të afërm, kolegë të sportit dhe shumë qytetar shkodra përcollën për në banesën e fundit trajnerin e atletikës shqiptar Vildan Tufi i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Një sëmundje e rëndë e mundoi prej mujash ndërsa nuk e la më fizikisht në mesin tonë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli i shprehu ngushëllimet familjes Tufi dhe familjes së madhe sportive.Kulmi i Vildan Tufit si trajner i atletikës është titulli kampion europe me atletin Izmira Smajlaj. Stadiumi “Loro Boriçi” pa profesor Vildan Tufin nuk do të ketë kuptim për atletin Smajlaj i cili në këtë ditë të trishtë ka një premtim për trajnerin e tij që mbylli sytë.Kolegë por njëkohësh edhe miq të Vildan Tufit shprehen se rezultatet e të ndjerit janë të paarritshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.