Gjithënjë e më shumë po krijojmë bindjen se festivali poetik; Trokitje për çmin Gjekë Marinaj, po fiton terren në të gjithë hapsirën mbarë Shqiptare.Kësisojë dhe poetja Liza Brozi nga kryeqyteti ynë Tirana, vjenë ë këtë festival me një poezi mjaftë brilante. Per lexuesin, ja kush është poetja:Eksperienca e mëparshme në evente letrare dhe lidhja ime me të shkruarit dhe me poezine në veçanti:Pjesmarrje ne evente letrare takime poetike e promovime librash te autoreve te rinj por jo vetem. Botime te poezive te mia ne revisten letrare “ Alternativa” dhe në Antologjinë e shoqates shqiptare Asso Albania Piemonte. Fituese e cmimit të tretë në “Muza Poetike Budiane”, Burrel 2019. Fituese e çmimit “talentet e rinj”në manifestimi poetik “Ibrahim Rugova”.
Nga:Liza Brozi
Nji mengjes dimri,
dhjetori ka me m’kujtu syte e tu.
Si e fundit buzëqeshje e ketij viti
marre peng,
a borxh i pashlyem per vitin e ri.
E kur orteqet e bores t’zanë prita,
ti gjeje nji rruge me ardh se je burrë.
Deshperimi e malli vrasin po njisoj,
edhe kur zjarri ne oxhak ti ndriçoje
syte e mi.
Une prape pres me t’pa
e s’mund me dite.
A ushtri a bora t’kan zan prite.
Por jo… se jam e dashurueme
e shekullit te ri,
kur me delikatese prek lulet
e Krishtlindjes.
Ne mungese e ngre një dolli per ty,
me hurpe sonte drejt mallit a dhimbjes…
I zymte ky dhjetor, si une e ti…