Hysaj dhe Strakosha bëjnë gjestin e veçantë për tifozët shqiptarë

0

Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha po kënaqin tifozët shqiptarë jo vetëm me paraqitjet e tyre në futbollin italian në këto vite. Mbrojtësi kuqezi ka vendosur që të bëjë të lumtur dy tifozë shqiptarë pas ndeshjes që ekipi i Lacios ku ai është pjesë, luajti ndaj Xhenoas në transfertë.Në videon e mëposhtme shihet Hysaj teksa i drejtohet vendit ku ata kishin hapur flamurin shqiptar në tribunën e stadiumit dhe u dhuron fanellën e tij tifozëve.

Por jo vetëm kaq. Ai u kthye dhe takoi Strakoshën, duke i treguar edhe portierit që të bënte të njëjtën gjë, duke i kënaqur këta tifozë me një mënyrë origjinale për mbështetjen e tyre në stadium.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.