Humanizmi/Mirësia jep buzëqeshje, kjo e fundit jep dashuri…

0

R. XH.

Vitet u ndërruan, dhe si perherë tek të gjithë ne u vendos buzëqeshja e ndoshta e imponuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyreshe të qytetit. Një vit lamë pas, dhe mirepritem tjetrin. Nëpër rrugë takojmë të njohur me të cilet përshëndetemi, të panjohur në fytyrat e të cileve ndoshta kerkojmë atë buzëqeshjen festive të fillimit të ri, por kjo nuk ndodh tek të gjithë.A nuk do ishte bukur të dhuronin buzëqeshje,të dhuronim shpresë aty ku ka probleme dhe shqetësime? DHUROJME BUZEQESHJE" KOMPANIA “RELIKAJ” U DHURON 600 FAMILJEVE PAKETA USHQIMORE PËR FESTAT E FUNDVITIT - Revista FJALAA nuk do ishte bukur të dhurojmë sadopak nga vetja aty ku zëri dhe buzëqeshja më së shumti mungojnë.Jemi njerez, sot ka nevojë dikush nesër dikush tjetër. I tillë është rasti i Zj. Marta nga Rresheni, të cilën patëm mundësi ta takonim nga afër. Prej vitësh ajo vuan një nga sëmundjet e pa shërueshme ndërkohë që ka dhe nderlikime të tjera shëndetësore. ” Ç’ të bëj, vec të flë një natë, semundja s’më le; Nuk ka çati mbi kokë dhe vetëm i shoqi si i vetmi krah pune edhe me një vajzë, punon për të mbajtur familjen, veç që të sigurojë një thes miell. Familje me problematika, ndeshem në qytetin e Rreshenit; me probleme madhore, të aftesise së kufizuar dhe ekonomike, të cilat i dëgjuam dhe u perpoqem t’i drejtojmë aty ku mund të marrin ndihmë. U përpoqëm t’i ndihmonim dhe t’i mbeshtesnim, aq sa kishim mundësi.Aforizma.al - Thënie nga Nënë Tereza Njerëz me nevoja e probleme të pazgjidhura, që kerkojnë mbështetjen e strukturave dhe mbështetjen e komunitetit. Në fund të dhjetorit ne u perpoqëm të ngrohim zemrat e këtyre familjeve në prag të festave; U munduam t’i rikthenim shpresen se ditë më të mira do të vijnë për to duke përcjellur në të njëjtën kohë edhe vullnetin e mirë të një grupi emigrantësh shqiptarë në Melburn të Australisë. Eshtë dëshira jonë, në këtë ditë të fundit të mbylljes së festimeve të kemi prekur zëmrat sado pak, me deshirën që ky të jetë fillimi i një ndërgjegjësimi që këto njerez të mos mbetën në harresë por që c’do kontribut të marrë përmasa deri në zgjidhjen e këtyre problemeve. Eshtë dëshirë e jona, të kemi sa më shumë mbeshtetës me vlera humane, sepse në fund të fundit mirësia është BEKIM!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.