Armando Brojës i është nevojitur shumë pak kohë për të lënë shenjë në futbollin holandez me fanellën e Viteses. Pak javë pasi bëri debutimin e tij me klubin holandez, ai është kthyer menjëherë ndër emrat më të ndjekur të kësaj skuadre ku kanë shkëlqyer më parë Milot Rashica.Me dy golat e tij sot, ai ka bindur të gjithë se nuk ishte rastësi që Çelsi insistoi për huazimin e tij në elitën e futbollit holandez, pasi shihte se adoleshenti shqiptar kishte djegur etapat. Kësisoj, edhe mediat e mëdha holandeze i kanë thurur elozhe Brojës për këtë paraqitje që ka bërë në ndeshjen ndaj ADO Den Hag.Portali i të përditshmes të njohur holandeze “De Telegraaf”, në shkrimin rreth ndeshjes, ia atribuoi meritat e fitores pikërisht sulmuesit të talentuar shqiptar. “Vitese mori kryesimin dhe më pas nuk ishte më në rrezik. Edhe me nëj lojtar më pak, skuadra nga Arnhajm arriti të dyfishonte falë një aksioni të shkëlqyer të Brojës, i cili bëri slllallom mes mbrojtjes të skuadrës së qytetit të Hagës. Djaloshi 19-vjeçar anglez me origjinë shqiptare, tregoi se është shumë i talentuar dhe është një futbollist të cilit Vitese mund t’i gëzohet në këtë sezon”, shkruante portali i gazetës së njohur për sulmuesin shqiptar.