HISTORIA , ARTI E KËNGA “KTHEHEN” NË SHTEPINË E TYRE NË BAJZË TË KASTRATIT

0

Një memorial  i ngritur në qënder të Bajzë së Kastratit , pikrisht në afersi të  shpellës së Frashnit , edhe pse në rrjete sociale ka patur kundërshtime , ose e thënë ndryshe kontestime nga mjaft prej  intelektualve Bajzjanë dhe jo vetëm , në mbrëmjen e kësaj të hënë është përuruar në mënyren më të mirë të mundshme . Pas  himnit Kombëtar , kanë qënë dy moderatoret e kësaj veprimtarie  Drande Xhaj dhe  Astrit Fani , sa  ndërmëndje  aq  edhe kulturore të cilët kanë treguar se si do të vijohej më tej  kreu i Bashkisë Tonin Marinaj ka ngritur Flamurin Kombëtar . Më pas është zbuluar Memoriali kushtuar luftës së Moksetit kundër pushtuesve Otoman të 110 viteve më parë . Nderkaq Gjokë Luli , si njëri ndër organizatorët   ka folur rreth punës së kryer nga të gjithë dhe veçanarisht rreth ndihmës  financiare të djemve Kastratas . Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Monsinjor Anxhelo Masafra i cili është shprehur se është një koinçidencë e bukur  kjo festë  , në diten e Shën Rrokut . Veçmas të tjerve këtu ka përshëndetur edhe  kreu i Shoqatës  Atdhetare Malësia e Madhe me seli në qytetin e Shkodres Ilmi Kurtaj  , i cili ka folur edhe si një pasardhës i disa prej deshmorve të këtyre ngjarjeve historike . Ky event ishte konceptuar dhe realizuar me profesionalizem nga    specialist i njohur i kulturës Pretash Gjekaj , ç’ka vërtëtë e bëri këtë mbrëmje e të këndshme  në Bajzë të Kastratit . Lahutari i mirënjohur Pretash Nilaj ka qënë i pari  nga atrtistët e ftuar në këtë mbrëmje i cili  me zërin e tij brilant ka bërë që  sukat e Moksetit të  jehojnë fuqishëm . Më tej janë ngjitur me radhë në skenë artistë  të tjerë kalibri si Skënder Xhafa apo dhe Nikoll Buçi e Tom Vukaj të cilët kënduan bukur një këngë  kushtuar Kastratit . Gofile Papleka,  , Vida Kunora  , Fred Delaj , Viola Shqau e mjaft të tjerë por dhe dy më të Bukurat e Logut të Bjeshkve  me këngët dhe valet e tyre i dhanë sharmin e duhur këtij eventi  historik  e kulturor . Atmosferë festive e bënë më të këndshme edhe interpretimet e humoristëve Marash Kaçaj me koleget e tijë . Kësisoj duhet theksuar e kjo mbrëmje festive në Bajzë ka treguar edhe një herë se arti dhe kultura Malësore janë kthyer në ”shtepinë” e tyre , dhe këtë meritë e kanë  organizatorët e realizimit të këtij Memoriali , së bashku me djemtë Kastratas që jetojnë e punojnë në Amerike dhe  vëndet europiane , ndaj ka qënë Valentin Lumaj i ardhur enkas nga Amerika si përfaqësues i organizatës “Vatra” në Amerikë i cili edhe ka vlersuar me    çertifikatë mirënjohje organizatoret . Kështu kjo natë është vlersuar edhe si një shportë me lule këngë për emigrantët Bajzjanë dhe Malësor.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.