HANET

0

Shkruar  nga :Prof. Dr. NIKOLLA SPATHARI

Viset ilire, si trojet e njerit nga popujt më të lashtë të Evropës, janë përshkuar nga rrugë shumë të hershme. Ato lidhnin tokat dhe qytetet ilire me qytetet e kontinentit.
Njera nga këto rrugë qe rruga e famshme, që njihet në histori me emrin “Vija Egnatia” dhe që lidhte Kostandinopolin me Durrësin dhe zgjatej edhe në veri. Një rrugë tjetër e vjetër dhe e rëndësishme ishte ajo Lezhë-Shkodër-Pukë-Prizren, e cil kalonte nëpër luginat e monopatet e brigjeve të Drinit dhe zgjatej në bregdet, ndaj quhej rruga e madhe tregtare e “Adriatikut”. Milan Shuflai, këtë rrugë që shkonte për në Rumeli, e quan ‘Vija de Zenta” dhe thotë se kjo ishte dikur një rrugë ushtarake romake ). Ndersa Lovro Mihaçeviq e përmend këtë rrugë të kohës romake si vazhdim të “Vija Egnatia-s”.
Që në kohë të herëshme edhe Malësinë Madhe e përshkonin rrugë të njohura e të rëndësishme, siç ishte rruga Narona-Dinoshë-Tërgajë-Vërmosh-Guci, apo ajo Naronë-Dinoshë-Tuz-Koplik-Shkodër etj.
Mosha njëzet e ca shekullore e qenies së këtyre udhëve tregon për zhvillimin e një trafiku të lashtë në tokat ilire. Me anë karvanesh, mallra të zejtarisë vendase, artikuj bujësorë e blektoralë, si dhe mallra të industrisë evropiane, që importoheshin për nevojat e vendit, venin e vinin nëpër udhë të gjata, për të furnizuar tregjet e qyteteve. Në këto shtegtime karvanesh, me ditë të tëra, por edhe në lëvizjet e brendëshme fshat-qytet e anasjelltas, udhëtarët dhe kuajt kishin nevojë për strehë në netët e udhëtimeve. Atyre u duheshin bujtina anës udhëve. Këto bujtina, për njerëzit dhe kuajt, ishiun hanet e mëdha e të vogla anës rrugëve dhe në qytete.. Dyert e tyre rrinin gjithë natën hapur për të pritur karvanet dhe shtegtarët e vetmuar. Faktin e dyrve të hapura të haneve e përmend edhe Gjergj Fishta në vargjet e tij. Ai shkruan:
Pse, pos n’han , po isht punë e praptë,
Me ndejë dera natën haptë… ).
Hanet ishin pika të rëndësishme ndërlidhëse që lehtësonin qarkullimin e mallrave me karvane të mëdha e të vogla. Ndaj kudo në Shqipëri ku kalonin rrugë kryesore dhe të dorës së dytë hanet anës tyre ishin të bollshme. Ato përballonin strehimin e karvaneve që qarkullonin sa në një drejtim në tjetrin. Shpesh karvanet ishin shumë të mëdha. Udhëtari Grizeba pohon se më 1839 takoi një karvan me 300 kuaj të ngarkuar me mallra që udhëtonin nga Shkodra për në Prizren dhe për në vise të tjera të Rumelisë. Karvaneve të tilla duhej t’u përgjigjeshin hanet. Pukëvili thotë se për një rrugë shumë të shkelur trgtare të Shqipërisë udhëtarin e lajmërojnë karvan-sarajet (hanet) e shpeshta. Ai përshkruan edhe pamjen e ndonjë hani në këtë mënyrë: “… u strehuan në një han plot rrëmujë, midis kafshëve dhe mallrave që kishin me vete, kusgte këto që ishin karakteristike e me të cilat ndesheshin të gjithë ata që udhëtonin…” }.
Por pamje tjetër na jep Johann G. von Hahn për hanet e rrugës Shkodër-Prizren Rumeli. Mes tjerash ai shenon: “ Gjatë rrugës së kthimit… ne kaluam pranë një numri të konsiderueshëm hanesh (bujtinash), të cilat, për kushtet e vendit, ishin të
përshtatëshme dhe dëshmonin për frekuentimin e madh të rrugës…” ).
* * *
Si të gjitha rrugët e Shqipërisë edhe rrjetin e rrugëve të Malësisë së Madhe e shoqëronin hanet, Kuptohet ato nuk ishin karavansaraje të mëdha, por në përshtatje me flukset e shtegtarëve dhe kuajve të tyre që lëviznin poshtë e lart në këto rrugë.. Hanet mbanin emrat e vendeve ku ngriheshin, emrat e zotërve të tyre dhe emra të tjerë shpesh herë poetik. Nganjëherë hanet bëheshin aq popullorë sa ngriheshin mbi toponiminë e vjetër dhe i jepnin vendit emrin e vet. Kështu hani që ngrihej në Kushe të Hotit i dha emrin vendit rrotull tij, ndaj prej shumë vitesh “Hani Hotit” njihet si toponim vendi. Emri i vjetër i qafës që të çon në fshatin Goraj të Kastratit, “Gryka e Shninit” pothuajse është harruar fare, sepse, nga koha e ngritjes së hanit, dalngadalë mbi emrin e vjetër ka fituar emri i ri: “Te Hani i Mar’ Gjonit”.
Në rrugën, që ndahej nga rruga e madhe Shkodër-Hani I Hotit dhe të çonte nga Linajt drejt Rrjollit, thonë se kishte dikur dy hane, që administroheshin nga dy gra. Tregohet se njera prej tyre ishte grua e mirë dhe bujtina e saj quhej Hani Gruas së mirë. Tjetra ishte e vështirë dhe zevzeke dhe hanin e saj e quanin Hani i Gruas së Keqe. Sipas bindjes së popullit të kësaj zone, Gruemira dhe Grudë Keqja i kanë marrë emrat nga emërtimi i haneve.
Haneve që merrnin emrat e zotërve të ryre, edhe pse mbaheshin në punë nga pasardhësit, emri u mbetej nga hanxhiu i vjtër. Kështu Hani i Çezmës së Koplikut vazhdonte t♪ thirrej “Hani i Zef Lucë Mullisit”, po kështu hani në Koplik të Sipërm mbante emrin e Dul Nutës, ai në Goraj të Kastratit emrin e Mar’ Gjonit, hani i Grabomit emrin e Gjo’ Martinit etj.
Udhëtarët dhe kuajt e tyre hynin në han në çdo kohë që t’i sillte udha.
Hanxhiu u siguronte shtegtarëve zakonisht vetëm strehën, zjarrin dhe rrogoza ose poste për të ndenjur e fjetur. Ushqimet i binin me vete në torbat e tyre. Edhe në kohët e vona, kur shumë hane u kthyen në hane-dyqane, shtegtarët e ruajtën zakonin e marrjes së bukës me vete. Kuajve të karvanit u sigurohej stalla dhe në shumicën e rasteve tagjia e natës. Hanxhijtë e mëdhej mbanin pranë haneve edhe nallbanë për mbathjen e kuajve me patkonj, kur ata u binin kuajve gjatë udhëtimit. Por hanxhinjët e Malësisë nuk e ofronin dot këtë shërbim.
Në kohët e lashta dhe në kohën e pushtimit turk, i zoti i hanit mbante edhe kuaj për të plotësuar nevojat e udhëtarëve, që gjatë udhëtimit me ditë u ndodhnin të papritura me kuajt e tyre.
Vendin në han, për vete dhe për kalin, shtegtari e siguronte me një pagesë të caktuar. Çmimet e haneve në Malësi përgjithsisht ishin të unifikuara..Edhe kuajt që jepeshin në han për të vazhduar udhëtimin, jepeshin kundrejt pagesës dhe me garanci për jetën e kalit.
Mbrëmjet në hane ishin të bukura. Bisedat dhe loja e kapuçave, siç e kam thënë edhe në një kapitull tjetër, i zbukuronin këto mbremj.
Në netët e haneve bëheshin njohje të reja, lindnin miqësira në mes të shtegtarëve, madje edhe jepeshin fjalë për t’u bërë kumbarë a probatinë.. Miqësi të tilla, mes njerëzve të krahinave të ndryshme shqiptare, forconin unitetrin e kombit. Në han shkëmbeheshin edhe lajme që qarkullonin nga krahina në krahinë.
Shpesh në hane ndodhnin edhe takime të papritura. Një takim tee tillë, të ndodhur me 1907 në Hanin e Grabomit, e përshkruan Lovro Mihaçeviq. Ndersa ishi ulur në stolat e drunjtë të hanit, vjen një oficer. Udhëtari kroat, që ishte edhe Provincial i Provincës Françeskane të Shqipërisë, për këtë takim befasues shkruan: “ Unë po e pys tashti, din ndonjë ghuhë tjetër ( përveç shqip – N. S.), kurse ai ma kthen: “Cilën gjuhë? Dihet më, Kroatishten! Jam nga Nevesinja, nga Hercegovina”. Më erdhi mirë
dhe u kënaqa, vura dorën në zemër, kur në këtë vend tee shkretë…po dëgjoja gjuhën time dhe takova në një vendas timin” ).

* *
Shkodra ishte njëri nga qytetet më të mëdha tregtare për shumë shekuj. Më 1751 zëvëndëskonsulli venedikas A. Duoda i raporton republikës së vet se nuk ishte e mundur të jepte me saktësi numrin e tregtarëve shkodranë, mbasi shumë nga ata ndodheshin të shpërndarë nëpër Turqinë evropiane. Malësorët e Malësisësë së Madhe tregun e bënin në këtë qytet tee madh tregtar. Atje i çonin për t’i shitur mallrat e tyre bujqësore e blektorale dhe blenin kripën, sheqerin, kafën, orizin e prodhime industriale e artizanale, që u duheshin. Por ajo që dua tee them është se nevoja e strehimit në hane, për malësorët shtegtarë, fillonte aty dhe pastaj në rrjetin e rrugëve, që zgjateshin deri në fshatrat më të largët. Domosdo një qytet i tillë si Shkodra, me një lëvizje të madhe tregtare, kishte shumë hane, si Hani i Shabanit në Pazar të vjetër, Hani i Kirasit, Hani i Dul Hakit, Hani i Salo Kalit, karvan-saraji i madh dhe shumë të tjerë. Në vitet ’80 të shekullit nëntëmbëdhjetë Shkodra kishte rreth 32 hane të ndërtuara në Pazar dhe në pika të ndryshme të qytetit.
Degëzimi i udhëve tregtare për në viset e largëta paraqet edhe planin e shpërndarjes të haneve në trevën e Shkodrës. Rruga Shkodër-Prizren- Rumeli, që kalonte nëpër Qafën e Morinës dhe ishte e gjatë 33 orë udhëtim me kuaj, kishte 17 hane në pika të ndryshme: Dy hane në Vau të Dejës, Hani i Va Spasit, Hani i Lufit, Hani i Pukës, Hani i Fletit, Hani i Brutit, Hani i Ri gjashtë orë larg Prizrenit etj. Kur karvanet sosnin në Prizren, atje i prisnin 9 hane, njeri nga të cilët, ai i lagjes “Emin”, strehonte mbi 400 udhëtarë. Edhe pse vepra i kushtohet Malësisë së Madhe unë i evidentoj këto hane, sepse tradita e haneve është mbarë shqiptare, por edhe se në këto rrugë të njohura lëviznin shtegtarë nga tee gjitha krahiunat, pra edhe nga Malësia.
Në fushat e Mbishkodrës niseshin udhë të tjera. Njera ndiqte luginën e Përroit të Thatë nëpër Shkrel e Bogë e dilte në Theth të Shalës. Tjetra ishte në terrenin fushor deri në Hot. Aty degëzohej për në Brigje, Rapshë, Grykë të Leqëve e binte në luginën e Kelmendit deri në Vermosh e Guci dhe dega tjetër për në Tuz e Podgoricë. Një rrugë tjetër tokësore e ujore me rëndësi tregtare ishte rruga Shkodër-Ulqin. Të gjitha këto rrugë bashkëshoqëroheshin nga hane të shumta. Në Mbishkodër seria e haneve fillonte me hanin e Çesmës së Koplikut, vazhdonte me hanin e Dul Nutës në Koplik të sipërm, hanin e vjetër të Zhajes, Hanin e Bogës etj. Kur karvanet sosnin në Kosovë ,(me të cilën malësorët kishgin lidhje,( sidomos me Gjakovën) sipas qyteteve, sistemoheshin në hanet e atjeshme si në hanin e Haraçisë, të Islam Agës, apo në karvansarjin e madh të Gjakovës. Një han i përmendur, pranë të cilit bëhej edhe Pazar, ishte Hani i Elezit..
Udha që ndahej tek Ura e Zhajes dhe dilte në Qafë të Stares e Rapshë, duke u bashkuar me rrugën që vinte nga Hoti nëpër Brigje, kishte hanet e veta si Hani i Mar’ Gjonit në Goraj dhe Hani i Gjelosh Vatës në skajin e tejmë të Kastratit. Në të hyrë të Kelmendit fare pranë Cemit ishte Hani i Grabomit, më tej ai i Tamarës. Ndërsa në rrugën, që të çonte në Tuz e Podgoricë, Një lëvizje të madhe udhëtarësh kishin Hani i Hotit e Hani i Tuzit.
Dy nga hanet e përmendura më sipër i ka frekuentuar edhe Edit Durham.: Hanin e Grabomit (të Gjo’ Martinit) dhe Hanin e Kastratit ( të Gjelosh Vatës). Në Hanin e Grabomit, ashtu si Lovro Mihaçeviq, zonjusha engleze, duket se është ndaluar vetëm për një pushim udhëtimi. Te ky han Lovro Mihaçeviq takoi një bashkatdhetar të vetin, ndersa Edit Durham thotë se aty njohu një virgjëreshë të veshur si burrë. Në vazhdim ajo, pasi përshkruan udhëtimin e përpjetë nëpër Leqe të Hotit, tregon se natën e kaluan në hanin e Kastratit dhe se darka iahte me mish pule.: “ Në mbremje, -shkruan ajo, – mbritëm te hani i Kastratit. Ishte një nga rastet kur unë me të vërtetë e kam vlerësuar hanin, sepse isha bërë ujë në djersë dhe isha mavijosur nga të rrëzuarit. Hanxhiu ndezi një zjarr dhe unë u thava pranë tij, ndërsa Marku theri një pulë dhe e vuri të ziente “ ).
Të nesërmën në mëngjes, Durham thotë se hanxhiu u tregoi rrugën për në Bzhetë tee Shkrelit.
Hani i Gjo’ Martinit në Grabom dhe Hani i Gjelosh Vatës në Kastrat (afër Qafës së Stares) ka shumë kohë që nuk funksionojnë më. Por sikur të mos ndodhnin ato që ndodhën pas Luftës të Dytë Botërore, ata mund ta vazhdonin biznesin e tyre modest edhe më me sukses duke reklamoar klientelën e udhëtarëve të nderuar. Në hyrje të Hanit të Grabomit mund teë vihej tabela: “ Mos kalo, pa u ndaluar! Këtu janë ndaluar dhe Edit Durham e Lovro Mihaçeviq”. Kurse te Hani i Kastratit nund të shkruhej me shkronja të mëdha: “Urdhnoni! Këtu ka bujtur një natë edhe anglezja e famëshme Edit Durham”. Kështu do të ndodhte kudo në botë,, përveç në Shqipëri ku në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, për “ekonomi tregu” as që bëhej fjalë. Por ka edhe sjqiptarë, madje edhe malësorë tee Malësisë së Madhe, që kanë emigruar në vendet përendimore, të ciët e kanë përdorur reklamën e njerëzve të mëdhenj për biznesin e tyre. Në Nju-Jork Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave, në dhjetor të vitit 2013, organizoi një takim, në të cilin unë do të mbaja një kumtesë para anëtarëve të Akademisë. Më thanë se takimi do të bëhej në Restorantin “Giovanni” në Bronx të Nju-Jorkut. Pronar i rerorantit ishte Gjergj Dedvuka,j, i ardhur në Amerikë në vitin 1970 nga Hoti i Malësisë së Madhe.. Ai nuk ishte thjeshtë një restorant, sepse përveç bufesë dhe restorantit kishte edhe salla për takime e mbledhje. Por ajo që dsha të evidentoj është fakti se diku në mur ishte një tabelë që binte në sy.
Në te shkruhej:. “ Këtu kanë drekuar edhe Presidentët e Amerikës Bill Clinton, George W. Bush, Znj. Hillary Clinton, kryebashkiaku Rudy Giuliani e shumë të tjerë”.
Me këtë desha të them se këtë praktikë reklamimi, që bota e qytetëruar e ka përdorur me kohë,, në Shqipëri as nuk është vlerësuar as nuk vlerësohet.
* * *
Sistemii Socialist që ishte kundër biznesit privat i dha goditjen përfundimtare edhe traditës të hanve. Megjithatë ato mbijetuan për ca kohë, deri në përfundimin e plotë të kolektivizimit të bujqësisë. Kolektivizimi kishte filluar shumë heret, sapo fitimtarët e luftës erdhën në pushtet. Në viti 1946 u ngritën shtatë kooperativat e para bujqësore. Njera nga ato ishte edhe Kooperativa Bujqësore e Dobraçit e cila u formua me 17 nëntor 1946. Për këtë revolucion në degën ekonomike të bujqësisë Enver Hoxha shkruante: “Partia, që udhëhoqi me sukses luftën çlirimtare, me Reformën vAgrare krijoi konditat e zhvillimit të kooperativizimit në vendin tonë, si e vetmja rrugë për ndërtimin e socializmit në fshat” ).
Kolektivizimi i plotë i bujqësisë përfundoi plotësisht në vitin 1965. Fshatarët pushuan së qeni prodhues individualë mallrash bujqësorë e
blegtoralë. Kështu që shtegtimet, për të dalë në treg me mallrat tyre, u ndërprenë një herë e mirë. Hanet në Malësi,, që ishin të lidhura pikërisht me këto shtegtime, e mbyllën veprimtarinë e tyre. Kushtet e reja, kur fshatarët nuk kishin gjë për të shitur dhe sa për të blerë ishin hapur dyqane artikujsh të përzier gjithëandej, e nderprenë traditën shekullore të haneve në Malësi. Rolin e vet e luajti edhe rrjeti i rrugëve automabilistike që më në fund vajti deri në Vërmosh.
Me përmbysjen e rregjimitt totalitar dhe përqafimin e ekonomisë së tregut të lire edhe tradita e vjetër e haneve, në Malësi të Madhe, filloi të rigjallërohet, por rnë një stad tjetër. Tani nuk ishte më koha e karvaneve dhe e shtegtimeve të gjata me kuaj, por epoka e një shekulli të ri ku traditat e lashta ruhen, por evulojnë. Në kohën që jetojmë, hanet janë ngritur kryesish në pika turistike. Ato nuk presin më udhëtarë të vonuar po turistë e pushues të vendit dhe të huaj. Vetëm në Vërmosh, sot, zhvillojnë vepritarinë e tyre disa hane: Hani i Fratit i Gjovalin Pllumajt, Hani i Gjergj Franit, Hani i Nikë Donit, Hani i Nikollë Naçajt, Hani i Lucë Shqutajt, Hani i Gjokë Bujajt, Hani i Ndoc Bujajt, Hani i Zef Tinajt, Hani i Nikollë Volajt, Hani i Prelë Vuktilajt, Hani i Marash Vushajt, Hani i Nikolin Rexhajt, Hani i Prelë Tinajt, Hani i Lekë Vukajt, Hani i Llesh Nikollës dhe Hani i Marash Pllumbit. Në Lëpushë ushtrojnë veprimtarinë e tyre bujtinat e Kolë Aliajt, Besnik Pepushajt e Tom Dragut, ndersa në fshatin e Nikçit ato të Prekë Isufit dhe Gjon Turkajt.
Duke parë reklamat që bëhën në rrjetet sosiale dhe në guidat turistike vë re se deri në çfarë stadi ka evoluar tradita e haneve në Malësi të Madhe. Atje mund të informohesh:
“ Në Hanin e Gjergj Franit ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi i ziem, fërliku, tava me patate,peshku troftë, etj. Sigurish të gjitha ushqime janë bio.
Klientëve u ofrohet shoqërim në mal dhe komunikim në italisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht.
Hani i i Nikë Doni,t si bazë ushqimi ka prodhimet e bulmetit, qumështin, gjalpin,, djathin, , vezët, mishin e derrit, mishin e qingjit, patatet, mazën e çaprës, kosn etj.,
Shetitjet në male, bjeshkë si edhe peshkimi mund të bëhen me shoqërues.. Hani.ka dhoma fjetjeje, dhoma pushimi, mjedis gatimi dhe një verandëë të këndshme. Në oborrin e tij rriten dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë, molla dhe dardha.
Te Hani i Nikollë Naçajt do të gjeni djath lope, djath delje, gjalp, vezë, djath të ziem, mish derri, mish qengji, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe ëmbëlsira si revani, pite etj.Ofron për turistët shëtitje në bjeshkë, gjueti dhe peshkim
Lucë Shqutaj, në hanin e tij shërben : Djath të ziem, fërlik, tavë me patate, troftë, etj. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë.
Ushqimi tradiciomal i Hanit të Gjokë Bujajt përfshin djath lope, djath dejle, gjalp, vezë, djath të ziem, mish derri, mish qengji, mish lepuri të egër, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania dhe petullat me mjaltë. Ofron shëtitje në bjeshkë, gjueti dhe peshkim.
Ata që frkuetojnë Hanin i Ndoc Bujajt, përveç shoqërimit në mal dhe shëtitjes në bjeshkë, do të gjejnë edhe ushqime bio si djathi i ziem, fërliku, tava me patate, trofta, etj. Zef Tinaj, në hanin e tij, shërben prodhime tradicionale bulmeti, qumësht, gjalp të freskët, djath, vezë, fërlik, mish gici, mish qengji, mish lepuri, patate, lakra, etj. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë “ ).
Edhe hanet dhe bujtinat e tjera pak a shumë të tilla ushqime tradicionale të zonës dhe shetitje në natyrë reklamojnë. Nuk mungojnë edhe reklama për objekte dhe vende historike. Bie fjala Prelë Tinaj, që e ka hanin e tij në Velipojë të Vërmoshit, nuk harron tu kujtojë klientëve se aty afër ndodhet kulla e vjetër e patriotit të njohur Prekë Cali. Ky përqëndrim hanesh dhe bujtinash në fshatrat piktoreske të Këlmendit, na kujton kohërat e vjetra. Ato kohë kur, në fshatra si Oboti, në të cilin një pjesë e madhe e shtëpive ishin kthyer në hane. Kështu thotë J. Muller në “Albanien”. Ai pohon se, në fillim të shekullit nëntëmbëdhjetë, fshati i vogël në breg të Bunës, ishte një stacion lumor për Shkodrën ku ngarkoheshin e shkarkoheshin mallrat, të cilat niseshin ose vinin nga Ulqini. Punëtorët e srdhur, që ishin shumë, kishin nevojë për ushqim dhe fjetje dhe fshatu u kthye në një fshat hanesh, Kështu, edhe nevoja e sotme e shumë haneve, mes bukurive natyrore të Vërmoshit, është për turizëm e jo për udhëtarë si dikur.
Hanet e vjetra, si rregull, në oborr kishin pemë të mëdha për hije. Këtë traditë e gjejmë edhe sot në hanet e reja. Por sigurisht të evoluar. Në reklamat që përmendëm më sipër, hanxhijtë e sotëm si Gjergj Franit, Nikë Doni, Nikollë Naçaj, Lucë Shqutaj, Zef Tinajt, Ndoc Bujaj, Nikollë Volaj, Prelë Vuktilaj, etj., tërheqin vëmendjen se hanet e tyre kanë oborre me dru frutorë si qershia, kumbulla, kajsia, molla dhe dardha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.