g.vuçaj
JETË QË KACAFYTET
U linda
N’at vit të tymosun
Ku dhimbja dhe gëzimi
Nuk vareshin tek njërzia.
Pranëvera
Kur unë linda kacafytej me dimrin
Askush nuk e dallonte ;
Cila ishte e verteta , cila ishte marria.!
Një shkelqim gënjështar
I kësaj bote të shkrryer
Ndër balta e lluqe
Ku të gjithë për kotësinë
Ndjeheshin krenar….
Rrugës gjithë baltinë
Eca dhe unë , dhe ti…dhe ju …
Lodhja nuk na ndali .
Ecëm të dy
Dhe prapë kishim rrugë për të bërë
Një pelerinë të ftohtë jeta ta hodhi
Kur luftën me baltën bashkë qemë tu luftue
Ah.. e pa mëshirshmja frymën vdekja ta vodhi
Dhe ,lufta për jetën prapë ka me vazhdue…!!!
SY…
Sy…
Sy të perlotur të një nëne.
Sy të një femije
Tek qajnë, shëndrisin
Syt e tu tek qeshin
I bëjnë karshillek një zëmre.
Sy të perskuqur pleqërie
Sy që shikohen Sy me Sy
Sy të vrarë nga një gabim dashurie.
Sy…
Që më large se tek këmbet e të zotit nuk sheh
Sy politikani mjeran
Që bënë sikur popullin e vet se njeh
Sy servile, që çfar i thot shefi sheh e ban.
Sy…
Mjerisht per këtë popull të kanë mbydh TY.
MENDIMI NE KAPERCYELL…
U var mendimi në kapercyellin e gardhit të drunjtë
Pasqyra e liqenit lëshon rrezatime
Oh sa gurgullim dashurish drithërojnë në kaltersinë e tij
Ulem te pi pak uji në këto burime
Eja dhe dije, çfar po pime uji apo dashuri…..?!
U var mendimi në kapercyellin e gardhit të drunjtë
Dhe po kerkon nje oxhak per zjarr, se u çmend acari
Macja dhe mini bashke jane duke luajtë
O në këtë kohë ecin bashkë, i mençmi dhe i marri.
U var mendimi në kapercyellin e drunjtë
Aty ivarur në kapercyell mendimi qëndron
Kengetari po kendon, valltari vallen duke luajtë
Askush se pyet mendimin , sa kapercyell në jetë po kalon?!
IKA…
Meqënëse politikanet nuk na çuan
Un kam vëndosur në BË të shkoj vet
Po ua lë voten time gati , nëse e duan
Të qeverisin, se vetëm këta këtu kan mbet.
GRIMCA DASHNIE
I mora në grusht
Ato grimca dashnie të thyeme
I futa në një qoshe të zëmrës
Zwmra u zu ngusht
Për dashninë e thyheme në vënd të vaijt
Ia mori këngës….
Ato grimca dashnie
Të thyeme
Nuk i ngjitën më
Por u vargëzuan në kujtime
rruze në qafë , ashtu pa zë!
Oh dashni i thyeme
varesh ,por nuk ngjitësh më!!!