Në këtë ditë feste për gratë dhe vajzat , natyrisht që ia vlenë të lançohën ëmra të tillë të spikatur, si rasti në fjalë.Një mjeke profesioniste, dhe e përkushtuar, kështu thonë të gjithë ata që kanë patur nevojën e saj.
Kemi nderin dhe kënaqësinë të prezantojmë një tjetër grua të fortë, Zj. Lindita Çela (Dibra), (Mjeke pneumologe, Spitali Rajonal Shkodër). Të gjithë e njohim doktoreshën. E sa shumë e vlerësojmë punën e saj të palodhur, të përditshme, në betejë me COVID-19.
Doktoreshë Linditës nuk i mungon kurrë buzëqeshja e ngrohtësia që përcjell sa e takon, pavarësisht profesionit të saj të vështirë. Gjatë këtij viti të jashtëzakonshëm shumë i jemi falënderues për shëndetin e mirë që sot gëzojmë.
Dr. Lindita thekson se mjekimi i çdo sëmundje është profilaksia. Të vendosim maskat në këtë pandemi dhe ta fitojmë këtë betejë. Maska ime të mbron ty, maska jote më mbron mua.
Përkushtimi dhe profesionalizmi i saj ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përballimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID-19.
Faleminderit Dr.Lindita.!