GJURMËT E GJAKUT

0
Nëpër vajin e pandalur të fëmijve dhe me shkronjat e zemrës (të cilat,
edhe unë, i shokuar, fatkeqësisht i ndjejë!), po shtyhemi gjithnjë majave të
shkreta të maleve, kryesisht pa mbulesë, nën qiellin e zymtë.
Na kishin tradhëtuar të gjithë të mëdhenjtë, të cilët ishin mbushur plot
me sherre. U kishte hyrë sherri në shpirt! Nuk e dinim kush ua kishte bërë
këtë sherr. Prindërit tanë, paraardhësit tanë, të moshuarve, etj. me ne i
vuri të grindeshin djajtë, sa të na ndjeknin edhe nga vetja. Çdo gjë u dukej
keq, pa arësye të vërteta! Me ta, ishin bashkuar të gjithë lakejt e botës!…
Na gjuanin me gurë; me dru e kërshe, me sopata, me armë të dorës,
topa, shpërthime e uturimë, hata, diçka shumë e rëndë, kob, që fëmijët
nuk mund t`i shpjegonin me një fjalë. Fare nuk kemi pasur kohë prej
këtyre gjuajtjeve, në të gjitha anët. Na rreh zemra shpejtë, më shpejtë,
shumë më shpejtë. Mezi i marr vesh këto fjalë të zemrës. Nuk e di nëse
është zemra e fëmijve, zemra ime, apo zemrat e dërguara “tek bré miza
hekur”!
Nuk e di se si kishim shpëtuar nga predhat e pandalura të topave të
atyre të cilët, ne i quanim “armiq”! Na kishin ndjekur deri te bjeshkët e pa
arritura me ato armë të rënda. U druheshim ndjekjeve edhe me këmbë!!…
A e dini çka do të thotë të jesh fëmijë në duart e djallit?! Ato duar të
djallit nuk i shihje, por të ngrehnin në shtatë palë tokë e qiell. Të bënin
copa e grimë!! Të jesh fëmijë pa babë e pa nënë, ishte mjaft keq! Na
kishin përfshirë para vetes e nuk dinim asgjë! Kur çdo gjë përplasej në
murin e padukshëm qelqi apo magnesiumi, të kristaltë, të ftohtë, të fortë,
si materie të pashpër-thyeshme nga asgjë e kësaj bote, të jepte një pamje
tjetër nga e tërësishmja, të cilën ndryshe e kishim menduar.
  • Po, po, po e them se qelqi e gastarja apo ajo që e mbështjellte këtë
    gjendje ishte shumë e ftohtë, si vdekja. Edhe vdekja ishte e ftohtë, ngrinte
    e tëra. Të ftohtit ta ngrinte ngadalë trupin, deri sa të dilte shpirti. Të futej
    në shpirt, në trup, në tërë qenien, ngadalë, padiktueshëm e padukshëm, e
    shkonte drejt motorrit të njeriut, ZEMRËS, me pamje tjetër, të cilën nuk e
    shihje!…
    A isha në një kthinë me gurë e gërgje të mëdha, ku ndonjëherë nuk
    shihja e ndonjëherë më vinin këto zëra vajesh të fëmijve, apo kur kam
    qenë fëmijë?! Nuk e di, nuk e di. Di sa nuk di, e nuk di asgjë! Kjo gjëndje
    nuk merr fund!…
    Nga dita në ditë ishin shtuar armiqtë e na kishin rrethuar në çdo anë,
    atje, larg nga vetja, përtej vetes, me armë që të fusnin tmerrin, kur i
    shihje. Ky rrethim përskaj teje kishte zgjatur shumë, në ndjenjë të ngrirë
    me tmerr, që prej kur kishe lindur! Kjo LINDJE kishte zgjatur 40`000 vite
    para lindjes së Krishtit e deri sot, prej atëherë kur dihet se ka pasur
    NJERËZ në tokë, apo atëherë që e themi se kemi pasur një alfabet
    simbolik, madje që prej 25`000 vite para lindjes së Krishtit, apo të jemi si
    shkencëtarët, 5300-5200 vite para l. së Krishtit, dhe kjo është, nëse kam
    mundësi të logaris, 200 vjet para se i ashtu quajturi Sumer, gjuha e
    parë e Lindjes, e kishte bërë të veten. Ajo ishte gjuha e jonë simbolike,
    në Gadishullin ILIRIK apo MAIA
    1
    (Maia, në gjuhën tonë shkruhet “maja”,
    “me maja”, dhe është Ballkani!). Dhe, Dardania ishte në mes të këtij
    gadishulli, para se të krijoheshin Dardanelet.
    Kjo është çudi. Të gjitha lëvizjet e në të gjitha drejtimet kishin <lluar prej
    Gadishullit ILIRIK, në Lindje e në Perëndim, e të mjerët, e kishin
    harruar BESËN apo BESËN e ZOTIT; Besën e dhënë ndaj perëndeshës së
    VATRËS, që ishte NËNA e SHTËPISË; e kishin harruar origjinën dhe kishin
    dalur nga DORA E ZOTIT e kishim rënë në DORË TË DJALLIT, lanet
    paçtë! Djalli na e kishte kthyer tërë botën së prapti.
    Çka ishte po, na del jo, dhe çka ishte mirë dilte keq, pa e ditur. Na kishin
    kthyer pa dije miqtë në armiq, dhe armiqtë në miqë; të zitë në bardhë dhe
    të bardhtë në të zi; rrotull, pa e marrë vesh askush; i kishin ngatërruar
    Lindje e Perëndim, Veri e Jug, dhe i kishin kthyer kundër Genit të origjinës.
    1
    Mili Butka (Aleksander Hasanas), „Kodi i gjuhës shqipe/Emologji“, Magus, Tiranë 2017, faqe 205.
  • Mua nuk të dinin për ILIR dhe prej këtu e nisnin ata, se “ti nuk je i tillë”,
    se “ti nuk je i pari”, se “nuk e ke një të treten e botës”, se “nuk i ke
    vëllezër Galin e Keltin, se “nuk je më i madhi”, se këto janë “përralla
    me bisht”
    Të kishin rrethuar shtazët me të tmerrshme e më të rrezikshme, por që
    u ngjanin njerëzve. Nuk kishin vetëdije për dijen e natyrshme, por
    “vetëdije” të rrotulluar nga djajtë, lanet paçin, dhe kishin BESË me
    KRYEDEMONIN, mos i qoftë “besë”, qoftë i mallkuar për jetë e mot! Me atë
    “besë” ishin bërë aq të pabesë, aq të pashpirtë, aq të panjerëzi, pa <je të
    turpit!…
    Edhe vëllezërit e vjetër, që nuk u ngjanin kushërinjëve, kishin bërë
    “besë” me djallin e vepronin kundër meje, sepse ishin sorollatur anë e
    përtej botës dhe ishin kthyer në origjinë, te UNË. U dukesha atyre vërtetë
    shumë I KEQ, I LIGË! Ndërroheshin ngjyrat, ndërroheshin emrat,
    ndërroheshin kahjet dhe drejtimet, ndërroheshim edhe njerëzit, të cilët
    hijen e kishin si të njerëzve!…
    E thashë: nuk kisha babë e nuk kisha nënë! A është kjo e
    mundëshme! Jo! Të jesh i lindur pa prind, nuk kishte teori! Shumë e
    vështirë për mua ishte kjo punë! E dija se kam babë, që ishte sikur Zoti i
    parë në tokë, por kishte kaluar në jetën tjetër, në AMSHIM. Sa herë e
    kërkonte jeta, paraqitej nëpër ëndërra, si në këto vuajtje të mëdha. Më
    këshillonte për ta ruajtur durimin dhe më shpëtoi. Por, këta djaj të verdhë
    thonë se unë jam bonjak; i rrugëve; i pastrehë, i mbrapshtë, i pa edukatë,
    e nuk kisha asgjë timen. Jo, pra. Ishin zhdukur për ta, sa qel e mbyll sytë.
    Nga dita në ditë kisha mbetur <llikat vetëm, në maje të kodrave, plotë me
    shkëmbinj!…
    Nuk e di a isha i gjallë apo kisha kaluar edhe unë në botën tjetër; nuk e
    di a jam nëpër bjeshkë tonat apo bjeshkë të tjera; nuk e di në isha fëmijë
    apo “i rritur”, por ndjeja si fëmijët, me shpirt të pastërt!…
    E zbrita kokën mbi shkëmbinj. Lotët më rrjedhnin pa pushim! Athua, çka
    ishte ky shkak, çka ishte ky fat, çka ishte kjo fatkeqësi apo tragjedi?!…
    Po, po. Aty isha ulur, pranë gjakut tim! I fshiva sytë me duar, por ato
    ishin të bëra si mos më keq, me gjak e baltë, dhe me shpinë të duarve i fshiva.
    U drodha! Si nuk më ka shkuar mendja të ndjekja gjurmët e gjakut?!…
Ai djaloshi, që jam unë, quhesha kurdoherë Agron Iliriani, dhe i lutej
Zotit edhe kur ishte mirë, për çdo vuajtje në këtë botë, tani, ndodhej midis
gurëve të mëdhenj e në këtë errësirë, pra në skëterrë. Auuuaa! E kuptova!
Qenkem në burgun tim, mu në mes të dy palëve të tokës, e më
kuptueshëm, në një botë të dënuarve e në mes të botës midis dy palëve
të dheut. Bota e Zotrave është një mbi tokë; bota e djajve është nën tokë;
e në mes të dy tokave është burgu i jonë i veçantë, i provave, i vuajtjeve, i
ç`njerëzimit. Kjo botë ishte një botë e përkohëshme, ku provoheshin të
gjithë njerëzit. Nëse janë të lidhur me Zotat e besën e tyre, do ta <tonin
këtë jetë e do të shkonin në parajsë. Nëse kanë dhënë besën djajve e
Kryedemonit, do të ishin këtu, si këta që më rrahim. Në qoftë se nuk e
kanë lidhur asnjëherë besën, ose kanë harruar se e kanë patur një kohë
menjëherë pas pubertetit, d.m.th. kur janë pranuar në listën e të
rriturve; do të rrihehin tmerrshëm e do të provoheshin derisa të pranonin
ate çka e thojnë djajtë ose agjentët e tjerë të këtij burgu, të
sprovuar deri në fund.
Do të digjeshin tërë jetën, për gjalli, në fund të ferrit. E kuptova fort
mirë këtë punë, në këtë skëterrë! Kjo ishte “një e vërtetë” e madhe e të
drejtave të njeriut! Duhet të mos toleroja sa të ma marrin mendjen e të
mos gjykoja dhe të ruaja deri në fund gjakftohtësinë. Të ndjekja gjurmët e
gjakut prej lindjes e fëmijërisë sime, me fëmijë të tjerë që qanin, deri në
kodrën e madhe me shkëmbij, gjysmë i zbathur e gjysmë i zhveshur; të
qetësoja shpirtin tim nga çdo gjë, e edhe nga dhembjet, dhe të qetësoja
fëmijët e tjerë nga gjithçka, të cilët shqetësoheshin shumë dhe prore
qanin. T`ua mbillja në qenien e tyre forcën time, durimin, logjikën dhe
urtësinë time jetësore…
U ula dhe po mendohesha. I kujtoja qindra të lexuar shkencëtarë, e të
tillë “shkencëtarë” të botës, nga Lindja e Perëndimi, nga Veriu e Jugu, të
cilët i patën mbushur bibliotekat me vepra që përsëriteshin.
Çudi! Detyroheshim të përsëritim se “të parët e botës qenë grekët
dhe romakët”. Romakët vinin nga Roma, por të parët gënjenin, sepse
ata nuk kishin qenë. Ne kemi qenë, ne! Një pjesë e jona e kishte shkruar
  • gjuhën me alfabet të Kadmit, që ishte i pasur dhe fenikas, por pjesa
    tjetër jo! Edhe Romën e kishin ndërtuar iliro-albanët, nga shpërngullja e
    dytë prej Trojës. Iliro-albanët kishin shkuar nga Dardania në Dardanele,
    dhe prej aty kishin kalur mandej në Gadishullin Italik.
    Po kush merret me këto?! E pavërteta njihet më shumë se sa e
    vërteta! E pavërteta është ajo që u dashka “ta dëgjojmë”, ta mësojmë
    përmendsh e kurr të mos e harrojmë, sado që e dhimbshme është për ne,
    e cila nuk ka fund, me përsëritje e mija përsëritje, madje me shkrim!…
    Shmoj shumë gjatë, ulur këmbëkryq, pranë gurëve, e trupit që dhemb.
    Në baltë e me quka jam i ulur e asgjë nuk më shqetëson, sepse jam më
    kthjellët, ndonëse gjaku më kullon. Unë, nuk pajtohem me këtë
    gjendje! Aspak! Jo, nuk pajtohem! E si të pranoj të pavërtetën? Si të
    vërtetë?!…
    Lëviz kokën time poshtë e lartë! I ngriti të dy duart lartë drejt qiellit!
    Këtu nuk është qielli i Zotave, por ndëgjojnë dhe vijnë brenda rrallë
    ndonjëherë.
    E kujtoj një thënie të Dhimitër Pilikës (Sa bukur: Dhé-mitër e ka
    emrin):
    -„I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!“
    2
    -Po, po!– them me vete. Kjo është e vërteta për botën që nuk do të
    shohë e nuk do të pranojë të vërtetën! Na hakmerret neve, bijve të
    shqipes, që veten tonë e quajmë “shqipëtarë”, por të tjerët, prej keltit të
    vjetër, na quajnë Albanë!
    -Hëëë!… Ata që e kanë dhënë besën me djallin e Kryedomonin, bëjnë
    çmos që është e mundur, që të na e mjegullojnë të vërtetën– them dikur.
    Dhe, jam mbushur deri në kapuç të kokës sime. Po, po, deri në fund.
    Disa të tillë “letërprishësa”, të cilët janë pseudoshkencetarë dhe të
    quajtur “albanolog”, e nuk janë aspak punëtor të mirë<lltë të çështjeve
    publike dhe intelektualë apo shkencëtarë, të tillët na spekullojnë shumë
    nga shkresat, e që të nxisin më tutje këtë çështje. Natyrisht, jam i ndalur,
    ballë për ballë!
    Shumica niset prej Egjiptit, që ta gjëjë “origjinën” e kombit të vet, por
    nuk e dinë të vërtetën! Ndalem. Xhuzepe Katapano thoshte:
    2
    Dhimiter Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike”, Tiranë 2005, faqe 254.
  • -„I kam hequr Thotit maskën shumëmijëvjeçare të ibisit (Thoti është
    personalitet i madh në Egjipt, por emri i tij do të thotë shqip: thotë, 1et ate
    që ka dashur të thotë Zoti i Madh, e të gjithë e marrin origjinën e
    njerëzimit prej Egjiptit. AI është prej Gadishullit ILIRIK, d.m.th. Gadishullit
    MAIA, Gadishullit të sotëm Ballkan!!) dhe ia kam kthyer fytyren
    boreale të Ilirit„ (të bardhë, si dëbora, prej maleve të Sharrit, shënimi
    im!), dhe <ilir> është i njëvlershëm me SHQIPTAR, domethënë bir i LIRISË
    dhe i DRITËS; dhe ju të gjithë e dini se SHQIPONJA, zog i lartësive të
    mëdha, simbolizon më së pari DRITËN“.
    3
    A doni të dini më tepër që t`u tregoj?! Kjo është e shkruar me gjaku
    tim! Të mos e harroni: çka shkruhet me gjak, e ka vulen time të geneve të
    mia! Në qoftë se dini të analizoni DNA-në, e DNA-në e mësova me shumë
    vuajtje, kur isha fëmijë, është acidi dezoksiribonukleinik. Ju mund të
    ndjekni udhën deri në parahistori dhe do të më gjëni gjithnjë MUA.
    Kështu është, nuk bëhet tjetër…

    NGA: Brahim AVDYLI

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.