Nga: Gjeto Dukaj
Njí event demokratik i njí entiteti t’demokracisë në njí habitat demokratik, nuk mund t’ishte ndryshe vetëm ashtu si âsht kên e ka me kên gjithmonë, njí ngjarje e bukur. Nuk mundet me kên ndryshe sepse PD âsht shpia e lirisë për anëtarët e simpatizantët e saj. E sidomos për ata që kurrë nuk ja kthyen shpinën edhe n’ditët mâ t’vështira t’saj e që janë zemra e truni i saj, që e mbajn gjallë e t’fortë e që me reagimin rracional e t’arsyeshem i thonë edhe ku e kur gabon apo nuk po vepron drejt. Këta janë energjia dhe potenca n’krye t’uraganit popullor që po vjen, por që pa harru askând e tú pas kujdes me marrë me vedin çdokând që për momentin nuk e ka mendjen apo habitet mbas nej vegimi t’rrêjshem.
PD âsht shpia me dyer te hapuna edhe për “plangprishësit” që për arsye irracionale apo interesash e kanë gjuajt me gurë apo anatemu për hater t’kojshive mâ t’fortë t’momentit. PD âsht skena ku luhet shfaqja e demokracisë, e jo vetëm për aktorët anëtarë e simpatizantë t’saj, por edhe për spektatorët e partive t’tjera gazerma, që nuk ju japin t’drejtë as me folë.
Si habitat lirie PD âsht e dobishme edhe për ata që nuk kanë kurajo me fol për t’drejtat e veta dhe me adresú presionin tek pushteti që i dhunon…simbas sentencës që fajin e ka opozita!!!!…
edhe per tà, PD âsht njí “target” që munden me bâ ushtrime t’guximit njerëzor, tú shkarkù stresin e me ngushëllimin se mâ n’ fund e gjetën njí fajtor. PD âsht e dobishme edhe për ata që e shajne, mbasi kjo âsht kusht prej pushtetit “punëdhanës”, madje edhe për ata që e bâjn këtë për njí sufllaqe. Por shumë mâ e dobishme ka me kên edhe për tá, kur ka me i çliru prej këtij pushtet e me ju krijú mundësinë për mirëqenie e prosperitet n’mënyrë t’dinjitetshme.
PD, si “target” sulmi, âsht sidomos e dobishme edhe për ata që bâjn biznes apo zhvillojnë prona e biznese “t’krijueme” n’kohë t’vjetra apo t’reja, t’cilët n’sherbim e nën “kujdesin vëllazëror” t’pushtetit e t’eksituem nën dritat e prozhektorëve, dalin nëpër televizionet e qeverisë tù bâ monologje opozitare kundër opozitës. Dikush nën “eskluzivitetin e fshatarit”, dikush nën “eskluzivitetin e trashëgimtarit”, por pa dyshim shumica nën “eskluzivitetin e idiotit”, po luajnë njí teatër absurd n’kyt kohë absurde, paçka se gjithkush e din se ata janë aksidente politike e që përdoren prej pushtetit me mbajt nën kontroll n’mënyrë t’çuditshme kyt shoqni n’depresion e cila çuditërisht i paguan me taksat e veta për me perjetu këtë marrëzi e pafuqi kolektive.
PUBLICITET–BAR RESTORANT -HOTEL “RUBENS” CULAJ- QYTETI I KOPLIKUT.KETU FRESKIA E LIQENIT, SHIJA E GATIMIT, QETESIA E QYTETARISE,VEÇ PER JU !
PD âsht n’kyt moment e dashtun e fshehtë edhe për shumicën e “banorëve” t’gazermës së “rilindjes” e që pa kurrëfarë cinizmit po e them, se janë tú ja numërú sekondat këtij karteli n’pushtet mâ shum’ se nâ tjerët. Âsht e vërtetume tashmà se për shumicën n’kyt gazerm (sepse nâ tjeret e kemi bâ me kohe zgjedhjen) se âsht mâ mirë, që kartelin rilindas me pas perballë se sa n’krah. Me qendrimin tonë t’hapun e pa asnjí kompromis e me votën e fshehtë t’shqiptarëve, përfshi edhe shumicës së atyne që janë nën zgjedhën e regjimit kartel, PD edhe pak muaj âsht n’pushtet, me detyrimin me i dhanë fund tranzicionit e me kalù në njí faze t’zhvillimit modern t’shoqnis shqiptare dhe me detyrimin me kên e dobishme që pretendimet e ligjshme t’cdokujt për njí jetë mâ t’mír, me i dhanë mundësi me i realizu me dinjitet. PD nuk âsht e nuk mundet me kên e dobishme vetëm për grupin e vogël t’kokëtulëve e kokëtrashëve injorant e t’pisët, që n’bashkëpunim me kastën e pushtetit e kanë káp per fytit e po e rrënojnë kyt vend tue plackit n’çdo qelizë, por as për do rriqna t’ndyt politikë apo mediatikë që ja kanë ngul “thumbin” kësaj shoqni prej vitesh e jetojne lúksin pervers me gjakun e saj.
PD duhet me tregu edhe mâ fort se çdo herë tjetër se âsht njí parti konservatore n’përkrahje t’biznesit e t’konkurencës së ndershme, por edhe që përkujdeset për çdokând me mundësi t’vogla për mirëqenie, e gjithmone n’luftë t’pa kompromis ndaj çdo hajduti që kerkon me bâ pasuni tue vjedh e varfnù shqiptart.
Kjo âsht PD simbas eksperiencës dhe pritshmenive t’mija e që unë mendoj se po shpalosen për çdo ditë prej Kr PD z. Lulzim Basha e që na erdhën t’konfirmueme sot n’mbledhjen e grupseksionit t’ PD-se Kelmendit, n’takimin për propozimet për kandidaturat për Kryetar Bashkie dhe Deputet e nën shoqnin, vemendjen e shpjegimet e vlefshme të z. Anton Koka, Kr I PD Malesi e Madhe; z. Ivi Kaso, Sekr për ceshtjet zgjedhore n’ PD dhe z. Fitim Zekthi, analist i shquar dhe ish kandidat per deputet i PD.
Prej anës tjetër unë kam njí porosi për ata që duan me marrë besimin e këlmendasve.
Nuk âsht e lehtë me kên perfaqësues i kelmendasve sepse jane kaq fisnike e t’paster n’mendimet e tyne, por edhe t’vendosun n’pretendimet dhe kjartësinë se çka presin e çfarë perfaqësuesi ju duhet. Ata nuk t’bâjn fresk, por t’bâjn me u skuq deri n’rrâze t’veshëve kur nuk i perfaqëson si duhet apo harron se çka ke marrë persipër, apo mâ keq jau perdor besimin që t’kán dhanë për interesa personale.
Sa mâ i “fortë” që t’duket vetja aq mâ i vogël ju dukesh kelmendasve, kjo âsht porosia jême si kelmendas e si njeri që ka pas nderin por edhe detyrën e veshtirë me kên perfaqësues i tyne.
Nuk duhet me harru se ata janë jo vetem n’Kelmend por edhe n’Amerike, Europe e kudo n’bote, që si perfaqësues, ke me pasë detyrimin me u pergjigj për t’drejtat apo çeshtjet që ata i shqetësojnë. E bash sot unë dua me kujtu e me sjell n’vemendje edhe njí herë, dy prej çeshtjeve mâ t’ndjeshme për kelmendasit sot, përvec mungesës së theksueme t’shërbimeve mâ bazike ndaj banorëve apo edhe varfnimit ekstrem që ka ndodh n’kto vite t’sundimit pa votën e kelmendasve t’ “sektit t’ rilindjes” :
– E para âsht se kelmendasit asnjíher nuk ja harrojnë kartelit n’pushtet, dhunimin dhe rrënimin e shpis së heroit dhe referencës së vlerave për tà, Prek Cali. PD përveç premtimit të z. Basha për me ndertu e me kthy n’muze atë shpi, premtim që mezi presim me u realizu sapo PD vjen n’pushtet, pra përvec rindertimit, kelmendasit presin edhe që PD me ndihmu n’sqarimin e situates t’ndodhun para tre vjetësh e ata që e kryen atë akt me mbajt pergjegjësi.
-Njí çeshtje tjetër shumë e ndjeshme për kelmendasit sot e që presin me u zgjidh prej PD, âsht që mbasi t’marrë besimin e gjithë shqiptarve, sepse t’kelmendasve e ka pas gjithmonë, duhet që gjithë banditëve që me ndihmën e pushtetit kartel, kanë hy pa miratimin e kelmendasve tue zaptù pasuni natyrore e prona si n’mall pa zot, pra menjíher duhet me nderhy me ndërpre kyt maskaradë zaptimi e me marrë n’analize çka ka ndodh e kushdo që âsht përgjegjës për kyt situatë, duhet me mbajt përgjegjsi perpara se kjo t’bâhet çeshtje e njí takimi jo t’largët t’kelmendasve t’mbledhun prej tân botës. PD si parti konservatore që respekton lirite individuale, e t’komunitetit, vlerat e familjes e t’pronës, jam i bindun se n’kohën mâ t’shkùrt t’mundshme ka me i dhanë zgjidhje kësaj situate, tue respektú kto vlera dhe n’bashkpunim me komunitetin e kelmendasve, tue respektú t’drejten e tyne natyrale e kushtetuese si zotnues brez pas brezi t’ktyne pasunive t’mbrojtuna me gjak nder shekuj. Kushdo që ká apo don me zhvillu bisnese apo prona nuk duhet dhe nuk ká me kalú n’atë vend pa miratimin dhe përkuljen me respekt para t’zotve t’shpise. Dhe PD si gjithmone ká me kên n’krah t’kelmendasve.
Urime e suksese tânve n’kyt garë t’rândsishme e interesante, por tue mos harrú se projekti i madh, kryesor dhe i vetëm, âsht Partia Demokratike n’pushtet, me qellimin e nâlte t’zhvillimit modern e t’qendrueshem t’këtij vendi t’bukur e për mirëqenien dhe lumtuninë e çdo familjeje shqiptare.
Ju paça.
GjD