Ramiz LUSHAJ
Në fill nëntori 1913 Malësia e Gjakovës u muhaxhir në Shkodër, Pukë e Toplanë, pasi divizione me mijëra forca serbo-malazeze, të prime nga gjenerali sllav Vashoviq e oficerë si Savo Lazaraviç (“Savë Batarja”) mësynë përgjakshëm mbi popullsinë, dogjën kulla, stane, pemë, gjithçka e gjithkund.

Një ndër muhaxhirët e kësaj kohe ishte dhe Isuf Rexha (Ali Isufit Mark Vatë Deskut) të Berishajve me familjen e tij të madhe, që iu ra me u shpërngul menjëhershëm, pasi sllavët po i afroheshin Qafës së Morinës, në afri të kullave e pronave të tyre. Berishasit pasunik i kishin me veti edhe nja 100 krenë bagëti, që i përdorën për familjen e tyre dhe do ua dhuruen të tjerëve, derisa u kthyen me përgjysmim të tyre në vendlindjen e vet.
Atëherit, Isuf Rexha ishte 120 vjeç, tuj ecë në kambët e veta, me mendje memoriale të kthjelltë, kur e mori çantën shpinës me pajisjet vetjake dhe “pushkën e krahut”, një pushkë e gjatë (nga 147-197 cm), një pushkë “karafile”, prodhim venecian, të cilës turqit i thoshin “karafilja shqiptare”. Ishte pushkë e prodhueme nga armëtarët e argjendarët e Prizrenit, kryeqendra e mjeshtërve të armëve, me mbi 200 punishte armësh e argjendari të tyre, me mbi 10 mijë armë në vit. Berishët kishin krejni e pasuni, ndaj “pushkën karajfile shqiptare” e kishte për merak, fort të mirë, krejt cilësore e plot sermëri, të cilës i thoshin dhe “Pushka e Isuf Rexhës”.
Berishasit e të tjerët iu lutën luftëtarit Isuf Rexha 120 vjeçar, për mos me e mbajt pushkën e tij, sepse boll e kishte çantën e shpinës, po ai e nisi shtegtimin shpërngulës, tuj-e iu thanë:
– Do ta mbaj me veti pushkën time e do të luftoj me të sa të kem fishekë e jetë po më dolën përballë shkijet…
Isuf Rexha i Berishajve ishte luftëtar e prijtar i shquar, pjesmarrës me vllazninë berishiane në beteja luftarake të viteve 1852-1854 dhe 1872-1875 në mbrojtje të tokave etnike shqiptare nga Moraça deri në Plavë-Guci kundër sllavëve, në Kryengritje të Malësisë së Gjakovës në vitet 1867-1870 kundër otomanëve; në moshë të thyeme, me djemë e nipa, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte në Aksionin e Gjakovës, në shtator 1878.
Isuf Rexha mbante në trupin e tij dhe plagë lufte për Shqipërinë Etnike, Natyrore-Historike. Ai ndrroi jetë në vjetin 1913, në moshën 120 vjeçare. Emri e pushka i mbetën në kullën e tij, banë histori…Ai ishte një luftëtarë qëndrestarë i përhershëm, i përjetshëm.
Babagjyshit të tij luftarak e jetëgjatë, stërgjyshit Isuf Rexha, mirëduket se i ka ngjarë edhe pasardhësi i tij, lideri presidencial, kryeministror, kryepartiak, përfaqësues parlamentar, prof. dr. Sali Berisha, i cili mbetet me jetëgjatësi të madhe e qëndrestari të lartë.
Prandaj duket qartas se prof. dr. Sali Berisha e ka në “gene-politikën” e tij të derisotme për të mbetë luftëtarë e qëndrestarë i tillë, i përhershëm, i përjetshëm.