Reporterët e terrenit fituan këtë të martë betejën profesionale me Kuvendin e Shqipërisë. Protestat e nisura një muaj më parë, për të mos lejuar izolimin e medias në institucionin kryesor për një republikë Parlamentare dha rezultat.Reporterët do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi firmën mbi vendimin e Byrosë së Kuvendit e cila rrëzoi vendimarrjen e saj të mëparshme, duke pranuar kërkesa të gazetarëve. Gjithashtu Kuvendi u tërhoq nga vendimi që punonjësit e gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambjentet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar kur ata hyjnë në institucuion.Reagimet e forta të reportetëve të terrenit erdhën menjëherë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, e cila i linte gazetarët jashtë institucioneve, duke urdhëruar që aksesi i vetëm që ata kishin të ishte përmes një salle në Kuvend ku të transmetoheshin në kohë reale mbledhjet e Komisionet. Pas protestave të gazetarëve dhe reagimeve të shoqatave të gazetarëve dhe Bashkimit Europina, Kuvendi i Shqipërisë u ul me gazetarët dhe vendosi të tërhiqet nga vendimarrja e tij, duke pranuar kërkesat e tyre