Është organizuar në bibloteken “Marin Barleti” të qytetit Shkoder takimi i gazetarëve të këtij qarku. Ka qënë fillimisht kryetari Unionit të gazetarëve të Qarkut Shkoder Gasper Marku i cili në fjalen e tij ka vlerësuar punën e kolegëve të tij gazetar, por njëherazi ka theksuar se gazetarët janë ata që punojnë më shume se kushdo tjeter, por dhe paguhen më pak, e perçmohen më shumë. Me pas gazetari Simon Shkreli , ka sjellë argumente dhe fakte nga jeta e perditëshme e tij dhe e kolegve , reporter të tv qendrore dhe gazetare ë te Tv lokale që realisht jo vetem nuk paguhen per atë çfarë punojnë, por edhe përçmnohen jo rradhë në punën e tyre. Në të njejten linjë mendimi kanë qëne dhe gazetarët Gezim Vuçaj i Tv Kopliku dhe Bepin Kolvataj , Sokol Pepushaj, Emi Kavaja e tjerë. Nderkohë që në fjalën e tij kreu i Unionit të gazetarve të Shqiperisë Aleksander Çipa, ka theksuar se jo vetëm që është i mendimit si kolegët e tij këtu në Shkoder, por dhe ka perkrahur çdo inisiativë deri në protestë per të kerkuar zgjidhjen e problematikave të njohura. Në fund gazetaret shkodran kanë zgjedhur edhe kordinatorin e tyre, gazetarin Simon Shkreli.