Gani Karamanaga, ÇINARI I MOÇËM, Botoi:BKSHMZ, Ulqin, 2021

0

NGJARJET E ULQINIT NË NJË BOTIM ESEISTIKI

Nga Nai lDraga

I njohur si mjek nga profesioni, dr.G.Karamanaga opinionit të gjerë vitëve të fundit i është prezantuar me botime të veçanta të cilat kanë zgjuar interesimin e lexuesve të ndryshëm. Në vazhdën e tyre botimeve është edhe libri më i ri me titullin “Çinari i Moçëm”. Kemi të bëjmë me një libër të veçantë për nga përmbajtja, sepse kemi të bëjmë me ngjarjet tragjike në qytetin e Ulqinit, të ndodhura në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht kur këtu u vendos pushteti komunist. Janë pikërisht këto ngjarje tragjike të cilat janë realizuar me skenar dhe regji nga pushtetarët e rinjë, drejtuar kundër popullit sshumicë përkatësisht shqiptarëve në këtë mjedis.Për lexuesit  titulli i librit “Çinari i Moçëm” me fotografinë në ballinë është intrigues, sepse ai nuk është i përgjithshëm, por i veçantë së është dëshmitar e disa ngjarjeve nga e kaluara deri në ditët tona. Pikërisht këto të dhëna e kanë motivuar autorin që ky libër të titullohet i tillë, sepse mbetet pikë referuese për popullsinë e Ulqinit.Çështjet e trajtuara në këtë botim eseistik i referohen    kohës se ndryshimeve të mëdha shoqërore ku me vendosjën e pushtetit të ri mendohej se do të realizohej barazia qytetare e kombëtare e shqiptarëve në këtë mjedis. Por, ngjarjët demantuan një përceptim të tillë sepse me vendosjen e pushtetit të ri komunist në Ulqin nga data 26 nëntor 1944, e më pas  individë të ndryshëm u burgosën, u pushkatuan pa gjyqë, apo u dënuan me procese gjyqësore të montuara. Ishte ky veprimi praktikë i pushtetit i cili veproi sipas kursit  hegjemonist me vellon e idelogjisë  komuniste me parullat e “vëllazërim-bashkimit”.

Në rrethana të tilla të fushatës kundër shqiptarëve pushteti kishte planifikuar të eliminonte individët të cilët  llogaritëshin si të pa përshtashëm  madje edhe armiq të pushtetit i cili po instalohej. Të dhënat të cilat prezanohen në këtë botim e trajtojnë këtë çështje në mënyrë të kompletuar.

Nga të gjithë të eliminuarit, dallohet njëri e ai është Rafo-Raif Gorana, një ndër personalitetet e rëndësishëm në atë kohë në Ulqin. Autori na ofron të dhëna me interes për familjen Gorana, por edhe të tjera të cilat janë përsekutuar në qytetin e Ulqinit.

 

 

 

Esetë e prezantuara në këtë botim paraqesin momente emocionale për çdo lexues, dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse prezantohen ngjarje dhe persona të cilët u likuiduan  vetëm pse ishin shqiptarë.

Botimi “Çinari i Moçëm”, hapë dilema për të kaluarën e Ulqinit, sepse për të parën herë ofrohën të dhëna të cilat kanë qenë të ndaluara dhe si të tilla  panjohura për opinionin e gjerë në këtë qytet. Andaj të gjithë të interesuarit, e sidomos  gjeneratat e reja kanë mundësi të njihën për të kaluarën e panjohur apo “historinë e fshehur”, të krimeve te pushtetit komunist në Ulqin. Ishte koha e pushtetit policor, kur askush nuk ishte i sigurtë të shtëpi të vet që u dëshmu me burgosje e pushkatime pa gjyq kundër “armiqëve” të imagjinuar, për të friguar popullsinë e Ulqinit.

Libri “Çinari i Moçëm” ka si mision njohjen me dosjen e krimeve të pushtetit të kohës, duke vlerësuar se në rrethana të reja shoqërore duhet të thuhet e vërteta, duke bërë dallimin në mes viktimave dhe kriminelëve. Iu mbetet të tjerëve të vazhdojnë për hulumtime përkatëse, për t iu kthyer dinjitetin viktimave të pafajshme, duke i nderuar me rivarrimin e tyre si kudo të botën e qytetëruar.

Në këtë aspekt duhet angazhim konkret nga trashëgimtarët e familjeve te tyre, por edhe nga pushteti lokal  dhe subjektët e ndryshme duke dëshmuar solidaritet në këtë mision sa humanitar dhe kombëtar.

Përfundimisht këtë botim e vlerësoj si homazh për të gjitha viktimat në Ulqin në atë kohë dhe me pas, çështje e cila  besoj se  do të trajtohet dhe plotësohet nga autor të ndryshëm në të ardhmën.

 

Nail  Draga

(Lexuar me rastin e pëurimit të librit në Ulqin, më 28 dhjetor 2021)

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.