Nga : Vladimir Duraj
Teknikumi Naftës në ish Q.Stalin konsiderohet pa mëdyshje si një fidanishte futbollistësh për ekipin tonë të zemrës, “Naftëtarin”. Kështu mund të përmendim Mihallaq Xhekën, Razip Baçin, Fatri Kadillin, Thoma Bakullarin, Milto Banon, Ali Eskiun, Enver Neshën, Fiqo Duron, Nue Isufin e të tjerë futbollistë që, nën trajnimin e Profesorit të tyre Njazi Shehu, hapën udhën dhe e shndërruan në traditë këtë fidanishte të bukur futbollistësh.Sa më sipër ndodhte në fillim të viteve 50. Vitet që pasuan evidentuan të tjerë emra të mëdhenj futbollistësh, brenda e jashtë qytetit, që mbushnin hera – herës e në vijimësi ekipin simpatik të Naftëtarit. Njëri prej lojtarëve jo qytetstalinas ishte Besua, apo siç e pagëzoi tifozëria jonë, “Shkodrani”.Besua, i lindur në 29.5.62 në Shkodër, vjen në Teknikumin e Naftës në vitin 1977. Besua ra në sy që në fillim për pasionin e tij për lojën e futbollit dhe si pasojë e kësaj vetëm disa muaj më pas inkuadrohet me skuadrën e të rinjve me trajner Bashkim Xhekën. Aty ai spikat për lojë të bukur dhe mbi të gjitha si një djalë me norma.Edhe në edicionin 79-80 Besua vijon të luajë me të rinjtë. Në Janar të 80-ës, kur ishte vetëm 17 vjeç e gjysëm, Beson e afrojnë me ekipin e të rriturve. Në drejtim të “Naftëtarit” në atë kohë ishte i madhi Fatmir Frashëri. Në atë kohë ekipi i parë bënte shpesh herë ndeshje kontrolli me ekipin e të rinjve. Në përfundim të njërës prej këtyre ndeshjeve, trajneri Bashkim Xheka thotë : – Nr 2 (Duli) dhe nr 5 (Dume) të shkojnë tek profesor Fatmiri.Unë isha në vitin e katërt dhe Nolja në vitin e tretë. Kështu përfundova në ekipin e parë me të gjitha benefitet që të jepte një gjë e tillë si trajtim ushqimor apo grumbullimi për fazën përgatitore që atë vit u krye në Himarë – më thotë Beso në përgjigje të pyetjes sime.Besua zuri vënd natyrshëm dhe bindshëm në ekip. Loja e tij e bukur dhe në të gjitha rolet në fushë, e bënte atë komod dhe të pëlqyeshëm nga trajnerët dhe tifozëria kuçovare. Shumë shpejt Besua u evidentua si golaedor i mirëfilltë, mesfushor vizionar dhe një mbrojtës i pakalueshëm. Kur e pyes për ndeshjet që i kanë lënë më shumë mbresa, Besua përgjigjet :Janë të shumta në afro 15 vite me Naftëtarin, Lad, por ajo që duhet të veçoj si më sinjifikative janë përballjet me Baçin (17 Nëntori), P. Rucin (Flamurtarin) dhe H. Zmijanin (Vllaznia) kur luaja si sulmues, ndërsa kur luaja si mbrojtës nuk mund të harroj përballjet me Sefedin Brahon, Agustin Kolën dhe Sokol Kushtën e ‘Partizanit’ apo të ‘Flamurtarit’.Kuçovarët janë shumë tifozë, ata i shohin futbollistët si idhuj e i trajtojnë si të tillë, sidomos jabanxhinjtë. Mbaj mënd se me sa simpati e dashuri shihnin Shandron, Bim Brahon, Romeo Ramën, Andrea Zoton dhe të tjerë futbollist jabanxhinj që rasti i solli të luajnë me Naftëtarin. Edhe Besua ishte njëri prej këtij soji, me të veçantën e dukjes së mirësisë njerëzore që atje tej. Për këtë dhe për lojën që bënte, kuçovarët i vunë Besnik Dulit nofkën ‘Shkodrani’. Mbaj mend edhe sot, në një a dy raste, kur pyesja për autorët e golave për ekipin tonë, më thonin :
– Sandri të parin dhe Shkodrani golin e dytë…apo, Shkodrani të parin dhe Skuro të dytin.Beso shkodrani me lojën e tij të bukur dhe shumë efikase e gdhendi emrin e tij si njëri prej tre sulmuesve më rezultativ të ‘Naftëtarit’ të të gjithë kohërave…ai renditet i treti, pas Koçit dhe Skuros.A veçon ndonjë prej ndeshjeve apo golave si më të bukurin dhe më deçizivin ? – pyes Beson.Edhe këtu janë disa, por po të veçoj golin e dytë në ndeshjen me “Flamurtarin” kur E. Hafizi la futbollin. Ndërsa si ndeshje të bukur veçoj atë me “Skënderbeun” në Korçë. U rrahëm 2 – 1, por humbëm dy penallti të fituara nga unë…i humba unë dhe Gim Prifti. Ndërsa si golin më deçiziv veçoj dy golat me “Traktorin” e Lushnjes në një ndeshje ku fitorja ishte domosdoshmëri – përgjigjet Beso.Në rrugëtimin e Beso shkodranit drejt suksesit në sportin e bukur të futbollit, padyshim që një meritë të madhe kanë edhe trajnerët e tij…dhe kur e pyes se cilin trajner veçon mbi të tjerë, ai me mënçuri përgjigjet : Nuk mund t’i lejoj vetes të përcaktoj më të mirin e trajnerëve dhe besoj se kjo pyetje është disi pa sens. Ah po, mund të flasësh se cili prej trajnerëve pati rezultate më të larta dhe këtë ju e dini shumë mirë. Unë i vlerësoj të gjithë trajnerët që pata nderin të luaja me ta, duke filluar me B. Xhekën, F. Frashërin, A. Mukavelatin, F. Duron, F. Ismailin, L. Mimanin, Xh. Bllokun, S. Dautin, F. Deliallisin, D. Hoxhën dhe S. Vasilin.
– Gjithë këta trajner ? – e pyes përsëri.
– Po !, në 16 vjetë futboll të luajtur në Kuçovë…nga 78-80 me të rinjtë dhe 80-94 me të rriturit…ndeshja e fundit është finalja me Besëlidhjen në Tiranë, në stadiumin “Dinamon” ku u rrahëm me penallti…trajner ishte S.Vasili – përgjigjet BesoNuk e theksoj pa qëllim më sipër se Beso, përveçse një futbollist i mirë, është edhe një njeri plot mirësi, i zgjuar dhe fisnik. Në bashkëbisedim me mua ai thekson se meritë në suksesin e tij kishte edhe ambjenti që gjeti në ish Q.Stalin me të apasionuar dhe dashuruar marrëzisht me futbollin. Shokët e tij të ekipit, Ismaili, Sulejmani, Hafëzi, R. Gega, Prifti, Koçi, V. Skuro, Koroveshi, T. Skuro, Dashi, Doko, K. Haxhiaj, Vrusho, Dume, Iljazi, A. Meta, G. Gega, Xharda, Voda, S. Meta, Fraholli, T. Haxhija, Makashi dhe në mos paça harruar ndonjë tjetër kujtohen prej tij si bashkëautor në suksesin e “Naftëtari” në vitet kur Beso ishte pjesë e tij.Besua ka edhe dy “kulme” të paharruara gjatë karierës së tij sportive në Q.Stalin, grumbullimin me kombëtaren e Shpresave në 81 – 82 dhe incidenti në ndeshjen me “Besën” në Nëntor 83, ndeshje që përfundon në barazim 1-1. Gjatë një dyluftimi ajror, njëri prej lojtarëve të Besës e godet keq e si pasojë Beso mbeti pa ndjenja për disa sekonda.
– Zoti më riktheu në jetë – pohon Beso për atë episod.
– Mbajti në jetë një njeri të mirë – i them unë Besos dhe këtë gjë e besoj fort…një rast i ngjashëm ndodhi edhe me portjerin Vrusho, një djalë flori edhe ky.Besua ka mbetur ai që mbajmë mend ne kuçovarët, një djalë i edukuar, i sajdisshëm dhe shumë shoqëror. Në bashkëbisedimin mes nesh Besua nuk harron të përshëndesë tifozërinë kuçovare…- një tifozëria e zjarrtë që na mbështeste si në fitore ashtu edhe në humbje, si kur luanim mirë ashtu edhe kur luanim dobët – pohon ai.Beso shkodrani edhe pse një sulmues asistues për qëndërsulmuesin më së shumti, përsëri arriti të shënoi afro 40 e ca gola në dy kategoritë dhe Kupën e Republikës, duke shkruar kësisoj emrin e tij në “Librin e Artë” të më të mirëve futbollistë Kuçova të.Pas finales së 94-ës në Tiranë me “Besëlidhjen”, Besua largohet nga Kuçova për në vendlindje, Shkodërlocen e mrekullueshme. Në këtë kohë, përveç mësuesit të Edukimit Fizik, Beso rifillon përsëri futbollin, por këtë radhë jo atë të luajtur.
– Fillova të punoj me moshat dhe pak më vonë të rimëkëmbë ekipin e Veleçikut që kishte humbur në rrënoja si “Naftetari” sot. Puna, këmbëngulja, sakrificat me dhe pa lekë nuk më mposhtën…dhe filluan të vijnë rezultatet me moshat që u bënë baza e ekipit të Veleçikut. Kësisoj Veleçiku konkuron në kategorinë e dytë për të triumfu në 2002-2003 në kategorinë e parë. Kjo gjë përsëritet përsëri në 2012-2013 dhe 2017-2018 për të qënë edhe sot në kategorinë e parë…për të qënë këtu për një kohë të gjatë ngaqë bazamentin e ka të shëndoshë – thotë Beso.Në 16 vite të luajtur dhe 22 të tjerë si trajner, Besnik Duli ka treguar se është një nga “gurët e rëndë” të kësaj fushe. Këtë gjë e dinë dhe e pohojnë me zë të lartë specialistët e futbollit dhe tifozëria kuçovare e Koplikase. Por jo vetëm kaq, edhe autoritetet e kanë bërë detyrën njëfarësoj.
F.SH.F nderon Besnik Dulin me “Pllakatë Mirënjohjeje”…..po kështu edhe në “Gazeta e Malsisë” ku Besnik Duli rri dinjitoz krahë emrave të tjerë si Rudi Vata, Elseid Hysaj, Bekim Balaj dhe 6 të tjerë në “10 Sportistët e Malësisë”.
Besnik Duli është shëmbëlltyrë e një sportisti shëmbullor, e një njeriu të mirë dhe fisnik…si i tillë ai meriton çdo nderim e respekt, qoftë edhe superlativ.