FSHATRAT E LEZHES PA DRITA

0
Nga :LINDITA METALIAJ
Qeveria e territ dhe e harresës braktis banorët e Torovicës.
Fshatrat Torovicë,Malecaj, Shkëmbi i Kuq dhe Kolajakaj sa herë që ka reshje shiu ngelen pa energji elektrike.
Pasi historia e mesjetës ku janë telat që mbajnë shtyllat dhe jo shtyllat që mbajnë telat vazhdon!
Banorët apelojnë për ndihmë!
Nuk kërkojnë luks, por drita dhe ujë asgjë më shumë.
Nuk kemi ku ta pjekim bukën ,do ta bëjmë petulla ,-më tha banori i Torovicës kur më telefonoi.
I bëj thirrje Oshee-së Lezhë dhe drejtorisë së përgjithshme të Oshee-së Tiranë të marrin të gjitha masat e nevojshme për pajisjen me energji elektrike të fshatrave të Lezhës.
Energjine elektrike qytetarët e paguajnë me çmimin më të lartë në rajon ndaj dhe pretendojnë të pajisen me energji elektrike!
Ktheni vëmendjen nga Lezha ,siç po i braktisni ju qytetarët ,do tu braktisin edhe ata!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.