Banorët e fshatit Fishte ne zadrime të Lezhes nuk e kane pritur mire lajmin per mbylljen e shkolles 9 vjecare “At Gjergj Fishta”, një tempull dije që mban mbi supe emrin e kolosit te letrave shqipe. Shkolla në fjale ka funksionuar prej vitesh thone ata, ndersa shprehen se emigrimi per nje jetese më të mire ka çuar në uljen e numerit të popullsise, dhe braktisjes se vendit. Banorët nuk janë aspak dakort me mbylljen e shkolles dhe që kjo i demton shum ata dhe femijët e tyre pasi tashme janë të detyruar që ti dergojne femijet ne shkollen e Troshanit. Shkolla “At Gjergj Fishta” në fshatin Fishte të Lezhes është një nga 9 shkollat e mbyllura ne kete qytet. Mbyllja e shkollave ka ardhur per të eleminuar klasat kolektive. Në Shkollen “At Gjergj Fishta”, vitin që shkoi klasa 1, 2 dhe 3 kanë zhvilluar mesim të gjithe së bashku nga një mesues. Tashmë kjo shkolle do te funksionoje vetem per kopesht femijesh dhe që kerkon sa me pare rikonstruksion, pasi si godine është e amortizuar dhe pa asnjë kushte baze.