FK DECIQ NGA JAVA NË JAVË ARRIN NGA NJËRA FITORE NË TJETREN

0

Tanimë ekipi i futbollit FK Deçiqi i Tuzit po arrin realisht nga njëra fitore në tjetren. Kështu edhe kësaj jave në fushen e veshtire të qytetit Biollo Pole, ku rekipi i Deçit ishte mysafir tregoj vlerat e veta, ku futbollistet e kësaj skuadre, duke shprehur në fushen e lojes, shpirtin e lartë të garës, deshiren për të mos u ndalur në rrugtimin e tyre drejt kategorisë së parë te futbollit Malazes kanë arritur të fitojnë bukur me rrezultatin 1 me 2 ku ishin mysafire te FK Jedistvo të Biollo Poles. Me këtë fitore të bukur, dhe natyrisht mjaft bindëse edhe një herë djemtë e Deçit treguan se tanimë nën e drejtim e një stafi të ri, plot vrull dhe besim tek njëri tjetri, po qartësojnë gjithnjë e më shume objektivin jo vetëm drejtë ngjitjes në mes skuadrave më të mira te futbollit në Malin e Zi, por me synimin e afërt, drejtë pjesmarrjes në kupat e europës. Natyrisht nëse kjo realizohet, atëherë pa mëdyshje kjo do të perbënte një super sukses për futbollin përfaqësues të M.Madhe. Gjithësesi le të kthehemi tek ndeshja e ditës, ku autorët e golave ishin Kenan Orhovac dhe Rados Dediç. Me këtë fitore Deçiqi kryeson bindshem i shkepur 5 pike nga rivali kryesor i vendit te dytë Jezero. Urime djemve të Deçiqit, tashmë keni mbeshtetjen e plot edhe të tifozerizse së M.Madhe në Shtetin Amë, Shqiperi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.