Klubi Letrar ‘’Ndoc Gjetja’’, organizoi Takimin Poetik Kombetar ‘’Fjollë dashnie’’ me autorë të rinj nga gjithë hapsira shqiptare. Edicioni i sivjetshëm që është dhe i dyti, u zhvillua në Kallmet në djepin e leksikografit të parë të gjuhës shqipe Frano Bardhi, 23 autorë të rinj recituan poezitë e tyre në amfiteatrin e Kishës së Eufemisë. E përshendetën takimin solistja e Ansamblit Shtetëror të Kangëve e Valleve Hatixhe Lushi, poeti Arqile Garo dhe dramaturgu e humoristi Qazim Çela. Për poezitë më të mira juria dha Çmimin ‘’Fjollë dashnie’’ , me të cilin u vlërësuan autorët e rinj. Ky takim ishte prologu I programit të veprimtarive të Klubit Letrar, I cili perpos aktiviteteve promovuese të traditës së pasur letrare, do dëshmojë se Lezha ka një realitet kreativ konkurues me vlerat më të mira të njësisë nacionale. Gjithashtu në programin e këtij viti është dhe takimi me poet mërgimtarë dhe botimi I antologjisë ‘’ Metaforë malli’’ , duke kulmuar me Takimin Poetik Kombëtar ‘’Ora e muzës. Lisusus, 2019’’ në datëlindjen e poetit kombëtar Gjergj Fishta. Te ftuar ishin edhe drejtues te institucioneve kulturore te Bashkise Lezhe ,por ata ” kishin” agjende me te rendesishme se pjesemarrja e 23 poeteve nga 14 qytete te hapsires shqiptare.