Brunilda Kovacaj 
I kobshëm na erdhi lajmi i ikjes së parakohshme së dy të rinjvë ,dy kushërinjve nga Rapsha e Malësisë së Madhe, Simon dhe Klisi Dreshaj!
Dy jetë me plot ëndrra për të ardhmen që u prenë në mes nga ai aksident i zi i asaj nate në Kanadanë e largët!
#Simonin e nisi Zoti ta kishim dhandërr,një djalë nga një familje e respektuar dhe me shumë vlera njerëzore ,me normat me përfekte që një familje ka,po e prisnim të vinte në verë e të shpallnim fejesën me vajzën tonë,por Zoti e paska pas shkruar ndryshe fatin, e mori për vete duke lënë lot e dhimbje për familjet e tyre dhe gjysmën e zemrës së tij !
U shpreh ngushëllime më të ndjera të dy familjeve,Zoti u dhashtë forcë me përballu këtë humbje të madhe, Simoni dhe Klisi pushofshin në Paqe e familjeve mos u raftë me i harru!