Fillojë “lufta” e deklaratave … PD : Universiteti s’duhet të kthehët në celulë partie

0
Tanimë kur ende nuk jemi njohur me listën përfundimtare të kandidatve për deputet , të  tre partive kryesore , por edhe të tjerave , duket se  u çel “lufta” e deklaratave . Kësisoj LSI  prezantoj shqetësimin e saj për katër probleme në arsim . Ndërsa PD  menjëherë ka vënë në  tehun e kritikës kordinatorin e socialistve Ilir Beqaj , prefekten Majlinda Angoni , deputeten socialiste Senida Mesi e të tjerë . Nderkohë që  në Shkodër , fillojë kjo “luftë” me deklarata , ndonëse disi vonë ,  duket vetëm për ti sherbyer fushatës elektorale , në M.Madhe me siguri pushteti po punon “mirë”, nga ku opozita , përjashto ndonjë zë të vetëm , nuk po i “gjënë” asnjë kleçk qeverisjes , qoft  qëndrore dhe kësaj vëndore.
Deklaratë për shtyp Partia Demokratike dega Shkodër : 
Ministrja e arsimit, Kushi ishte aktorja e serisë së radhës në fushatën e pashpresë që ka filluar Rama në Shkodër për zgjedhjet e ardhshme. Në dukje, për të qarë hallet e arsimit, ministrja në takimet e zhvilluara në Universitetin e Shkodrës një ditë më parë, s’ bëri asgjë tjetër veçse përsëriti si papagall, po ato fjalë të kryeministrit të saj, duke harruar menjëherë atë çfarë kishte thënë vetë pak kohë më parë, sapo mori detyrën e ministres, lidhur me mesataren dhe mësimin online.Sa serioz dhe i vërtetë ishte takimi me pedagogët dhe studentët shkodranë e tregonte radha e parë e të ftuarve,ku qëndronin deputetja socialiste Senida Mesi, prefektja Angoni dhe deputeti, model i korrupsionit në mjekësi, Ilir Beqaj. Aq më tepër nuk arriti të sqarojë asnjë pyetje të pedagogëve dhe studentëve, duke treguar se edhe kjo ministri ashtu si e tërë qeveria ecën me improvizimet e çastit të mendjes të sëmurë të kryeministrit.Drejtuesit e Universitetit të Shkodrës kanë detyrën ti shërbejnë Dijes, dhe jo ta kthejnë institucionin në show politik, apo shërbim për interesa të klikës në pushtet.Zonja Rektore e Universitetit nuk duhet ta ktheni institucionin e Arsimit të Lartë në celulë të partisë Socialiste apo të një sekti të caktuar. Universiteti është i Shkodrës, dhe i brezave të rinj, është vendi i dijes dhe jo i partisë.
Si mund të justifikohet vendimi për mbylljen e auditorëve të universiteteve një ditë para fillimit të vitit të ri akademik, e po atë ditë merr vendim hapjen e kinemave? Si mund të kalosh pa pyetur asnjë universitet, duke shkelur çdo lloj ligji dhe autonomie, në mësim online? Në asnjë vend të botës nuk merret një reformë e tillë (studentët mësim online) pa bërë investime për t’i krijuar mundësitë teknike optimale studentëve.
Por këto takime si e gjithë fushata që ka filluar kjo qeveri janë të dështuara. Përgjigjen më të mirë do ta marrin me 25 prill, në zgjedhjet e ardhshme nga vota e shqiptarëve.
Fillimi i shkollës pa kushte për studentët eKryeministri kujdeset për fasadat.Por,realiteti është i hidhur për familjet shqiptare. Prindërit gjenden përballë pamundësisë për të përballuar koston e lartë për fëmijët për t’i nisur për në shkollë.Në kushtet kur paga minimale në Shqipëri është më e ulët se kostoja për përgatitjen e një fëmije për në shkollë, si veprojnë ato familje që kanë dy apo më shumë fëmijë në shkolla?E si të mos mjaftonte litari në fyt, studentët përballen me një realitet të pashpresë. Disa fakultete në Shkodër janë në rrezik mbylljeje e pa asnjë orientim nga ato që drejtojnë Universitetin.
Lërini takimet Partiake Zonja Rektore por merruni me drejtimin e universitetit.
Kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë!Zëri i demokratëve do të jetë gjithmonë në anën studentëve dhe pedagogëve.Brezi i ri do investim dhe vëmendje, jo fasada që i lihen bosh.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.