FESTOHET 108 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT NË DEÇIQ

0

Pranë lapidarit që i kushtohet njërës prej ngjarjeve më historike në trevën e M.Madhe. Pikërisht këtu në Hot, është festuar gëzueshem ngritja e flamurit te Gjergj Kastriotit Skenderbeut, plot pas pësë shekujsh robëri. Kësisoj 6 prilli i vitit 1911, tanimë ështe data më të cilen Malësoret krenohen për “Proven” xhenerale të ngritjes se flamurit nga flamurtari Ded Gjon Luli dhe trimat e tij. Ndaj pas hymnit kombëtar, janë vendosur kurora , pranë këtij lapidari, nga autoritet e larta vendore, ku në mungesë të kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj , kanë ngitur ne simbloike flamurin dy nënkryetarët e Bashkisë Nertila Bajramaj dhe Sytki Ndrecaj. Me pas ky i fundit ka përshendetur të pranishmit në ëmër të Bashkisë dhe posaçërisht të kryretarit Tonin Marinaj. Po kështu ishin prezent në këtë event edhe nënprefektja Taze Lohja, kreu i Partisë Socialiste Lulzim Zaraj. Nderkohë që si gjithënjë nuk ishin prezent perfaqesues te partive politike opozitare. Si gjithënjë per të folur rreth kësaj ngjarje historike, nga më të lavdishmet fjalen e ka marrë historiani Ndue Bacaj, i cili solli në kujtesë episode nga ato ditë të paharruara. Ndersa në ëmer te shoqates atdhetare Malësia ka pershendetur shkrimtari njeherazi dhe kryetar i kësaj shoqate Ilmi Kurti. Ajo që vlenë të theksohet persa i takon kesaj veprimtarie eshtë edhe fakti se këtë vit pjesmarrja ishte e kenaqashme, jo vetem nga shoqatat dhe si ajo e veteranve, e familjeve te deshmorve , apo edhe “Sofra e Malesise” me seli në Tiranë. Nderkohë që grupi artistik i shkolles 9 Vjeçare Hot me drejtuese te palodhuren Zana Dekaj , si dhe kengëtaret Elvira Fjerza, Elderin Dekaj dhe Gabirel Rraposhaj i dhanë kolorin e duhur këtij eventi.
Kështu këtë vit festa e flamurit, pati të veçanten e saj , se falë një aktiviteti të shoqates Vis Albania u rrit masiviteti, por edhe mungesa e titullarve qoftë nga Bashkia M.Madhe apo edhe nga Prefektura e Qarkut Shkoder, si dhe nje mungeseme e gjërë ë artistve të M. Madhe nuk e la shijen e mire, te respektit qe meriton një veprimtari e tille festive.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.