FEMRAT MYSLIMANE ,  KATOLIKE DHE MALËSORE

0

Pregaditur nga : Prëlë Milani
(HECQUAR -ish Konsulli francez në Shkodër) Ju lutem mos e shpallni “non grata” !
Është një libër per të gjithë u benë nder shqiptareve, por të lexosh 500 faqe do kohe e mund.
VAJZAT E REJA TURKE- Të rritura sipas parimeve të Kuranit vajzat e reja myslimane mund të dalin pa perçe deri ne moshën 12 vjeç. Kur arrijnë moshën e pubertitetit vajzat u fshihen të gjithë syve, vetëm njerëzve të afërm u lejohet t’i shijojnë…Ato nuk dalin kurrë nga shtëpia e babait.
VAJZAT E KRISHTERA:Këto zakone kanë edhe familjet e krishtera… dhe u mohojnë çdo lloj edukim moral e fetar…Injoranca e grave është shkëmbi ku ngecin e thyen të gjitha përpjekjet per qytetërim ose përparim
VAJZA E REJA TË MALEVE: Ato nuk mbulohen, shkojnë në kishë, flasin dhe argëtohen me djemtë e rinj, të cilët i respektojnë. Në përgjithësi ruajnë bagëtinë dhe mësojnë nga nenat te tjerri te endin e te bëjnë punët shtëpiake.
GRATË MYSLIMANE : Në përgjithësi janë të bukura të gjata me trup të rregullt dhe me një bardhësi per t’u admiruar. Me qe përdorin përzierje të ndryshme minerale per të zbukuruar fytyrën rrudhosen shumë shpejt pothuaj të gjitha kanë dhembë të prishur
GRATË E KRISHTERA Janë më te forta se myslimanet, më pak të këndshme dhe më radhë të bukura.
GRUAJA NDER MALE: Është shumë e respektuar, mund të udhëtojë kudo e vetme e pa druajtur se mund t’i behet fyerja me vogël. Burri që ajo ka marrë në besë gëzon të njëjtat privilegje, nën mbrojtjen e saj ai mund të përshkoi pa frikë fisin armik…Shqiptarja është më shumë krenare per numrin e fëmijëve dhe vlerat tyre se sa per bukurinë, origjinën dhe pasurinë e saj. Nëna e shumë djemve gëzon respektin e gjithë familjes
NDERI I SHQIPTARËVE:Edhe pse shqiptarët janë indiferent ndaj joshjeve të dashurisë, në as një vend tjetër gratë, gratë nuk gëzojnë respekt të tillë dhe nuk kanë ndikim kaq te fuqishëm. Koncepti i nderit familjes dhe atdheut është ngulitur thellë te shqiptaret

Image may contain: 1 person, close-up
Image may contain: one or more people

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.