Fëmrat e Vllaznisë kualifikohen për në turin e dytë

0

Mund të jetë një imazh i 11 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe bar        Mbyllet e gjithe ndeshja Vllaznia-Spartak Myjava (Sllovaki) e vlefshme per “Uefa Women Champions League”. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka fiton me rezultatin 1-0. Autore e golit per Vllaznine eshte Jehona Shala ne minuten e 43-te. Me kete rezultat, Vllaznia kualifikohet ne turin e dyte duke vijuar garen mes 32 skuadrave me te mira te Europes. Ndeshja ne fjale u luajt pasditen e se dieles se 21 gushtit ne stadiumin “Pod Malim Brdom” të Petrovacit, aty ku i pranishem ka qene edhe presidenti i Vllaznise se meshkujve, Alban Xhaferi si dhe nje grup i zgjeruar i tifozerise shkodrane, mundesuar nga presidenti i Vllaznise ne futboll femra, Lazer Matija.Ja dhe kronika e ndeshjes;Vllaznia kishte qenë me fat në short, duke evituar gjysmëfinalet e grupit të saj eliminator për të kaluar direkt në finale. Ndërkohë, Mijava kishte mundur vendaset e Breznicës me shifrat 3-2. Por në sfidën e sotme, vajzat shkodrane kanë dominuar plotësisht sfidën dhe kanë diktuar ritmin që në start.Ndonëse sulmuan pareshtur portën kundërshtare, ata shënuan vetëm një herë, me anë të Shalës në fundin e pjesës së parë, ndërsa ekipi kundërshtar nuk regjistroi asnjë tentativë në portë gjatë 90 minutave të kësaj sfide që u mbyll me suksesin 1-0.

Tani Vllaznia pret shortin e play-off më 1 shtator, për të kuptuar se cilin do të ketë kundërshtar në turin tjetër të turneut mes skuadrave shumë të njohura. Nëse kalon play-off, që luhet me sistem vajtje-ardhje, do të regjistronte për herë të parë emrin e saj në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve për femra.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.