Serinë e tre golave të shënuar ndaj skuadrës FC Podgorica , nga ekipi i FC Deçiqi e ka çelur futbollisti I talentuar Ilir Camaj. Me këtë fitore skuadra e qytetit të Tuzit është pozicionuar në vëndin e dytë të tabelës së klasifikimit me 41 pikë, duke lënë pas me 39 pikë skuadrën “Sytjeska” të Nikshiqit, nderkohë që në krye te tabelës së klasifkimit me 63 pikë qëndron skuadra e njohur e Malit të Zi “Buduçnosti”.Skuadra e qytetit të Tuzit “ FC Deçiqi” me fitorën e pastër ndaj ekipit kryeqytetas “Podgorica “, takim ky I zhvilluar në kryeqytet, pra duke qënë mysafir Tuzianët kanë arritur një fitorë bindëse dhe mjaft me vlerë. . Kësisojë golin e parë për Deçiqin e ka shënuar , si gjithënjë i zakonshmi Ilir Camaj në minutën e 9 të takimit, duke i dhënë kështu jo vëtëm garancinë , dhe lirshmërinë skuarës, por edhe duke stepur që në fillim skuadrën vëndase , për të luajtur një lojë me sa më pak gola të shënuar në portën e tyre.Ndërkohë që golin e dytë e ka shënuar futbollisti Marko Tuçi në minutën e 39 të kësaj ndeshje.Pjesa e parë është mbydhur me fitoren e pastër 2 me o në favor të skuadrës së Deçiqit.Edhe pjesa e dytë ka folur vëtëm Tuziançe, ku përsëri Deçiqi ka shenuar në minutën e 53 të takimit me autor Matia Bozonaviç.Me këtë fitore skuadra e Deçit ka ruajtur pozicionin e vëndit të dytë në ligën e parë të kampionatit të futbollit në Malin e zi, duke siguruar 41 pikë, duke lënë pas Sutjeskën e Nikshiqit me 39 pike.Ndersa në vëndin e parë është çimëntuar skuadra e njohur Malazeze Buduçnosti e cila është shkeputur nga njeksët eveta duke patur 63 pikë.Kësisoj duket së vëndi I parë , pra kampioni është i formatuar dhe do mund të këtë ëmrin Buduçnost, e gjithë vëmëndja është përqëndruar tek lufta për të mbajtur vëndin e nënkampionit, çka do thotë dhe një siguri më shumë për të shkuar në europë edhe skuadra Tuziane “Fc Deçiqi”.