Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka dhënë një prononcim për mediat pak para mbledhjes së Kryesisë, ku bëri me dije se do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.“Jam sot për ti kërkuar edhe njëherë dorëheqjen Lulzim Bashës sepse nuk është më zgjidhje për PD-në, është sot problemi për PD-në. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe po sot hapet një projekt shprese. Nuk tërhiqem nga asnjë proces politik. Jam këtu për ti shërbyer PD-së”, tha ai.Kësisoj dukë e ka ndarë mëndjën , do të luftojnë deri sa Basha të dorëhiqet.Por gjasa ka që me sa ikën Rama, aq do dorëhiqet Basha .