FAMILJET SHKODRANE

0
NGA ZENEPE DIBRA  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Sot do të postoj të dhëna për familjet shkodrane. Pse ? Sepse sot familja në përgjithësi por edhe familja shqiptare apo shkodrane është në krizë të shkermoqjes, krizë morale dhe identiteti. Po ndodhin fenomene dhe ngjarje që nuk na kanë ndodhur kurrë më parë. Familja që është baza e organizimit,harmonizimit të shoqërisë njerezore është ajo që formon shtetin, që përcjell vlera morale dhe kulturore, trashëgiminë dhe eksperiencen njerëzore ndër shekuj, sot nuk i ka vlerat që ka patur . Prandaj ne duhet të reflektojmë sa nuk kemi shkuar edhe një një gjendje më të mjerë, sa nuk jemi shpërbërë, duke u përpjekur të ruajmë familjen sa të mundemi, të ruajmë traditen e saj për vlerat morale patriotike, dhe kulturore që kemi marrë në gjirin e saj .Kemi shumë për të folur e shkruar dhe për të përcjellur eksperiencen tonë.
Familjet shkodrane
Tek libri i Hamdi Bushatit “Shkodra dhe motet”, janë dhënë biografi të shumë familjeve shkodrane, të qytetit dhe të huaj me kontribute të tyre në shumë fusha të zhvillimit ekonomik-shoqëror, patriotik dhe kulturor. Libri i Z. H. Bushati që meriton një vlerësim dhe respekt të veçantë për autorin, ishte një lloj enciklopedije shkodrane jo e sistemuar sipas fjalorëve enciklopedike por që ka shërbyer si burim referimi për shumë studiues. Në këtë libër janë biografitë e 53 familje shkodrane, 8 familje të shpërngulura nga trojet, dhe 42 familje të huaja .Por duke ditur se enciklopedite duhet të kapen herë pas herë në dorë dhe të ribotohen duke bërë ndryshime të nevojshme, heqje të panevojshme, korigjime, etj siç bëjnë vendet e përparuara unë kam botuar në dy vëllime në vitin 2015 dhe 2016 “Fjalorin enciklopedik të hapësirës shkodrane”, duke shtuar shumë familje të tjera shkodrane me kontribute por duke shtuar edhe kontribute të tjera të familjeve që janë në librin e H. Bushatit që nuk ishin evidentuar, për shkak të mungesës së informacioneve. Kështu në dy vëllimet e enciklopedive janë pothuajse dyfishuar biografitë e familjeve dhe fiseve shkodrane që nuk janë në librin e Hamdi Bushatit. Nëqoftëse në librin e H. Bushatit janë dhënë biografitë fiseve, disa degë të të tyre nuk janë vënë si p.sh. Fisi Katolik i Boriçëve apo i Bushatlinjëve, Balshajt, Dukagjinët, Dushmanët, Zaharijet, Mula që nuk i përkasin qytetit por që i përkasin hapësirës shkodrane dhe që i kanë pasur lidhjet të afërta me qytetin sidomos për çështjet kombëtare. Këto familje të shtuara në enciklopedi janë : 1. Ashiku 2. Bakalli(fisi) 3. Balshajt; 4.Bianki (familja); 5. Bilali (fisi); 6. Boriçi (fisi katolik); 7.Bebeziqet (familja); 8.Borshi (Familja); 8. Bushati (fisi katolik) 9. Daberdaku ; 10. Dodmasejt (fisi); 11.Dukagjinët; 12. Dushmanët; 13. Engjëllorët, 14. Fishta (familje muslimane); 15. Gurakuqi(fisi); 16 Guraziu (familja); 17. Kakarriqi (familja) 18. Karini (familja); 19..Kruta(fisi); 20.Logoreci (fisi); 21. Luka (fisi); 22. Luli (familja katolike); 23 Llazani (Fisi); 24.Llupi (Melgusha) familja; 25. Malota (familja); 26. Marubi (familja); 27. Mosi (familja); 28. Muzhani (dege tjeter e kesaj familjeje); 29. Mula (Fisi Cun Mula); 30.Osmani (familja); 31. Paci (familja), 32. Pali (familja), 33. Pistulli (familja), 34 Prennushi (fisi), 35.Rrota(familja); 36. Simoni (familja); 37. Shestani (familja); 38. Shpuza (familja); 39. Teli(fisi); 40. Thani (familja),); 41. Ulqinaku, (fisi); 42 Zadeja (fisi),; 43. Zmijani (fisi); 44. Zorba (familja)
Janë shtuar tre familje të huaja 1. Benusi, 2. Kromiqi, 3.Tedeschini ;
Janë shtuar të dhëna të reja për familjet që janë ne librin e H. Bushatit, që janë pasuruar nga kontributet e tyre në vite, si ; Çefa, Çeka, Çoba , Dragusha, Dibra, Djepaxhia, Gjyli, Jakova, Kazazi, Muka, Muzhanët, Parruca, Rrepishtejt, Koliqi, Parruca, Serreqi, Shiroka, ,Duoda, Kamsi, Rusi, Quku, Suma, Zojzi etj.
Duhet ditur se në botimet e mija të mëvonshme janë dhënë shumë biografi të familjeve të tjera.
Kështu në librin “Dibranët e Shkodrës” janë dhënë biografitë e 19 fiseve dhe familjeve me origjinë dibrane me pemët gjenealogjike të fiseve dhe familjeve të tyre, përveç 100 biografi të personaliteteve dibrane me kontribute në fushen e zhvillimit ekonomiko shoqëror të Shkodrës .
Në librin “ Lidhjet historike në mes Shkodrës dhe Ulqinit (Vlera dhe kontribute të ndërsjellta) janë dhënë kontributet e 26 familjeve me origjinë ulqinake në Shkodër me pemet gjeneologjike si dhe 6 familjeve me origjinë shkodrane në Ulqin, biografitë 21 personaliteteve me origjine ulqinake për kontributete për Shkodren si 28 personalitete shkodrane që kanë dhënë kontribut për Ulqinin
Mendoj se në një të ardhme studiues të tjerë do të rinovojmë përsëri “Fjalorin enciklopedik të hapësirës shkodrane” me të tjera familje me kontribute të rëndësishme që nuk janë marrë parasysh në këto libra.Mund të jetë një imazh i 4 persona
Një nga këto familje që nuk është shkruar në librin e H. Bushatit (vetëm sa është permendur si një degë e fisit Bekteshi))është edhe familja e nderuar Bekteshi.
FAMILJA BEKTESHI -NJË NGA FAMILJET MË TË NDERUARA TË SHKODRËS
Në Shkodër ka patur familje që janë quajtur “të mëdha” apo “derë e madhe” nga pasuria apo nga forca e pushtetit apo nga numri i ofiqeve që merrnin në shërbim të sundimtarëve. Por kishte nga ato familje që këtë emër kaq të lartë ja jepte populli dhe që e meritonin nga patriotizmi kombëtar, nga mirësia njerëzore, nga shkalla e kulturës dhe integritetit nga besa dhe burrëria, Kisha dëgjuar për këtë familje , sidomos për vajzat e emancipuara të saj por kisha vështirësi në marrjen e të dhënave. Për këtë më ndihmoi z. Hamza Kazazi, dhëndër i kësaj familje dhe ing. Hans Bekteshi, nip i z. Hasan Bekteshhi.
Të ishin bashkuar në këtë familje kontributet patriotike, harmonia dhe toleranca fetare, përpjekja për arsim emancipim të vajzave të saj si dhe humanizmi, njerzillekuu, guximi, kontributi mjekësor, etej . unë nuk kam ndeshur akoma të tillë familje këtë harmonizim të këtyre kontributeve. Ishte kjo një nga ato familje të nderuara, që kurrë nuk i dha lavdi vehtes por jetoi e punoi “me erz e me nder” si i thojne shkodranet për familjet e mira, Po kush ishte ky burrë i nderuar, që e drejtoi familjen Bekteshi në rrugen e patriotizmit, zhvillimit dhe emancimit të anëtarëve të familjes së tij.?
Patriotizmi, vizioni përparimtar për arsimimin e fëmijëve e sidomos të vajzave, toleranca e theksuar fetare më shumë se tek asnjë anëtar i familjes shpreheshin tek kryetari i kësaj familjeje Hasan Bekteshi, i njohur dhe i respektuar në Shkodër dhe i thirrur Hasan Efendi Bekteshi, që lindi në vitin 1862 në një familje të hershme. I ati i vdiq kur ishte 14 vjeç duke i mbetur përgjegjësia e mbajtjes së familjes, kështu ai fillon aktivitetin tregtar heret fillimisht në qytetin e Korçës, ku i vunë emrin “gega i vogël”. Në moshën 15 vjeçare shkoi në luftë kundër invazorëve malazezë dhe i vazhdoi përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë, duke mbajtur lidhje me figura të shquara të luftës për liri, si Isa Boletini, Hoxhë Kadria, Bajram Curri dhe me diasporën, prej ku në mënyrë klandestine i vinin gazetat në gjuhën shqipe. Edhe mbas shpalljes së Pavarësisë, Hasan Efendi Bekteshi e vazhdoi angazhimin e tij në jetën politike dhe ekonomike sociale të Shkodrës, duke u bërë anëtar i Këshillit Administrativ Lokal të ngritur nga austriakët në vitin 1914, kur Shkodra administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar. Mbas ripushtimit të Shkodrës nga malazezët më 1915, ai arrestohet së bashku me veprimtarë të tjerë, përfshi Luigj Gurakuqin, Çerçiz Topullin, Hilë Mosin etj. dhe mbahet i burgosur në Podgoricë për pak muaj. Në prill të vitit 1917 ai qe pjesë e delegacionit prej 34 përfaqësuesish nga Shqipëria që u takuan me perandorin e ri të Austro-Hungarisë, Karli I, për ta falënderuar për autonominë që perandoria e Habsburgëve u kishte njohur trojeve shqiptare. Hasan Efendi Bekteshi përkrahu politikën e Austro-Hungarisë pse ishte antisllav duke mbrojtur vendin tonë. Ai mbante lidhje me shumë patriotë shkodranë por edhe jashtë Shkodrës dhe ishte tepër i interesuar për çështjen shqiptare, për bashkimin dhe lidhjen në mes shqiptarëve duke anashkaluar shumë ndarjet. Në një leter qe i ka çue, përfaqësuesi i kolonisë shqiptare të Turqisë në Konferencen e Paqes në Paris, dibrani patriot Fuat Zembraku Dibra del se Hasan Bekteshi i ka pase dhurue Hoxha Kadrise 10.000 korona per vazhdimin e perpjekjeve për njohjen e Shqiperisë prej Fuqive të Europes. Letra që mban daten 11 shtator 1919, (e perkthyer nga origjinali në turqisht), është një thirrje që ky patriot i bën Hasan Bekteshit duke besuar në integritetin dhe patriotizmin e tij që ai sa të mundet të bashkojë shkodranët muslimane dhe katolikë ashtu sic po bënin perpjekje të bashkoheshin në Konferencen e Paqes në Paris (1919-1920) të gjithë shqiptarët që vinin nga përfaqësime të ndryshme. Hasan ef. Bekteshin e shqetësonte shumë edhe meskiniteti i disa shqiptarëve që vinin interesin personal mbi atë të përgjithshëm, e prekuponte edhe që shumë shqiptarë sidomos ato muslimanë për hir të mbrojtjes së interesave fetare pengonin mbrojtjen e çështjes kombëtare. Ai ishte liberal dhe demonstroi në shumë perpjekje të tij një tolerance fetare e dallueshme për kohen. edhe nje person inteligjent, zemer bardhe dhe fisnik. H. Bekteshi në atë bisedë tregon se e keqja e vendit është në pak njerës që janë shitur tek të huajt dhe mbahen prej tyre financiarisht. Aty ai i bën edhe analizë muslimanëve të ndershëm që mendojnë per familjen, dhe vendin por ka edhe nga ato që i hedhin pas shpine të mirat e këtij vendi.Mund të jetë një imazh i 1 person
Ai bëri përpjekje edhe për zhvillimin ekonomik të Shkodrës duke u angazhuar bashkë me një grup te tregtarëve të Shkodrës për thellimin e Bunës që të kishte një lundrim të sigurtë. Mendonte se është e domosdoshme të blihej një dragë që të pastronte Bunen. Për këtë së bashku me Tef Curanin shkuan për një marrëveshje me firmen gjermane Krup por që në fakt nuk pati sukses. Ai ka qënë njeri autodidakt, mësoi të shkruaj shqip, dhe turqisht si dhe gjuhë të huaj italishten dhe rregullat tregtare.
Toleranca fetare me komunitetin katolik që e ushqeu edhe tek anëtarët e tjerë të familjes ishte një veti për tu marrë shembull. Janë disa raste ku është shprehur kjo tolerancë. Së pari Hasan Bekteshi kishte miq shumë klerikë katolikë ndër to Dom Ndoc Niken dhe Padër Gjergj Fishten, por dhe të tjerë. Kjo bëri që Padër Gjergj Fishta t’i dedikoi edhe epitafin shkruar mbi varrin e tij. Po kështu kur me 1928 Hasan Bekteshi ishte në gjëndje të rëndë, në momentet e agonisë së tij, rastisën në dhomë Ipeshkëvi dhe Popi, miq të tij, që i kishin shkuar për vizitë. Ata të dy i thanë, gruas së Hasanit, Habibes: “Zojë, a t’i a japim bekimin? Dhe ajo u përgjigj: “Posi, më vjen mirë. Na një Zot kena e ju jeni miq e kryetarë të dy besimeve të tjera”. Gjykoni mendimin përparimtar të një gruaje shkodrane të atyre viteve!
Por ajo që do ta ngrinte Hasan efendi Bekteshin në një nivel të lartë intelektual dhe largpamës ishte vlerësimi që ai kishte për arsimimin e fëmijëve të tij dy djemve dhe katër vajzave. Në atë kohë kishte familje muslimane që i dërgonin djemtë edhe në shkolla katolike bile edhe jashtë vendit por për vajzat rastet ishin tepër të rralla. Pa pasë paragjykime të religjionit por duke vlerësuar cilësitë dhe nivelin e shkollave të asaj kohe ai i dërgoi vajzat të arsimoheshin në shkollat katolike. Për kohen, për opinionin, për konservatorizmin e shoqërisë kjo ishte jashtë cdo parashikimi qe mund t’i sillte edhe dëmtime imazhit të tij në ambientin e rrethit shkodran. Pavarësisht se ai ju kishte filluar vajzave arsimimin edhe privatisht duke i dhënë kulturë të përgjithëshme deri mësime muzike, si dhe ushtrim edhe në instrumenta, por edhe gjuhë të hueja, por për të marrë një arsim më të kualifikuar i dërgoi në shkollën italiane të Murgeshave Saleziane “Bijat e Maries Ndihmëtare. Edhe dy djemtë bënë Kolegjin Saverian (të jezuitëve) e studimet universitare në Austri për ekonomi Teofiku dhe në Itali për mjekësi prof. Selahedin Bekteshi, themelues i pediatrisë moderne në Shqipëri. Kur vajza e Hasanit, Minirja ishte në shkollen e murgeshave dhe kur po fillonte mësimi, murgesha mësuese, i tha Minires: Po ti pse nuk e bane kryqin? Ajo u përgjigj: Unë jam myslimane. Mësuesja menjëherë i kërkoi falje. Minires nuk i erdhi keq dhe as nuk e foli në shtëpi. Megjithëse Minirja nuk kishte treguar në shtëpi, të nesërmen erdhi në shtëpi murgesha Drejtoreshë e shkollës. Ajo i kërkoi falje Habibes, nanës së Minires për çka kishte ndodhë, por ajo i tha se nuk ishte asgjë e nuk kishte pse të shqetësohej. Kjo ngarje e vogël tregon shumë për vlerën e seriozitetin e shkollës dhe tolerance fetare të dy anshme të popullit shkodran.Mund të jetë një imazh i 10 persona
E shoqja, e Hasan Bekteshit, ishte Habibe (Çausholli) Bekteshi (1885-1967), një grua inteligjente, besimtare, që e kuptonte gjendjen e shkonte simbas kohës. Ajo kishte bërë “mejtepin”, shkolla turke e kohës dhe gati deri në vitet e fundit lexonte kuranin në arabisht çdo ramazan dhe u luste rregullisht. Përkrahu emancipimin e vajzave të saj pa paragjykimet e kohës, Ajo i dërgoi vajzat në shkollë, edhe pse shkolla ishte katolike e rëndësishme ishte që vajzat,të merrnin kulturë në disa drejtime. Në Shkodër Habibja njihej si një grua që përkrahte zhvillimin dhe përparimin e qytetit dhe në mënyrë të veçantë përparimin dhe emancipimin e femrës shkodrane. Kjo bëri që ajo të zgjidhej kryetare nderi e shoqatës së parë të gruas në qytetin e Shkodrës të drejtuar nga Shaqe Marie Çoba. Kjo shoqatë e krijuar në 4 gusht 1920 dhe e quajtur “Komiteti Gruaja Shqiptare”, nga gra të familjeve më të mira shkodrane, kishte statutin e vete dhe qëllimi kryesor i saj ishte mbledhja dhe ndarja e ndihmave për ushtrinë kombëtare në Luften e Koplikut kundër agresorëve malazezë që kishin piksynim aneksimin e trojeve shqiptare. Po kështu kjo shoqatë nepërmjet revistës “Gruaja shqiptare” realizonte qëllimin tjetër kryesor emancipimin e gruas shkodrane dhe përparimin e saj në rrugen e zhvillimit. Dhe në këtë shoqatë roli i Habibes ishte domethënës me shembullin e saj që kishte treguar për vajzat e saj duke merituar me të drejtë kryetare nderi e kësaj shoqate.
Hasani pati 6 fëmijë: Miniren, Adilen, Fahrijen e Nasiben si dhe dy djem Teofikun dhe Selaudinin. Vajzat me kulturen që moren konsideroheshin në opinionin shkodran, si femrat me intelekt e të kulturuara dhe shumë të emancipuara. Ato që kur ishin vajza shkonin me nënën e tyre për çdo verë në mal në Kolashin dhe në plazh në Ulqin, si pak kush në atë kohë. Fatkeqësisht leximi e shtimi i kulturës, ju mbaroi me fillimin e vuajtjeve e të persekutimit komunist. Një nga shkaqet ishte se ato u martuan me burra nga familjet më të mira e të njohura, jo vetëm në Shkodër por edhe nëKosovë. .
Vajza e madhe MINIRE (BEKTESHI) BUSHATI (1902-1978). Ishte vajza e parë myslimane në Shkodër që shkoi në shkollën italiane të Murgeshave Saleziane “Bijat e Maries Ndihmëtare “. Minirja qe martuar me Maliq Bushatin (1890-1946), atëherë kryeministër i Shqipërisë.
Vajza e dytë ADILE (BEKTESHI) BOLETINI (1907-1978, pati marrë mësime private deri muzikë në shkollën e Murgeshave Saleziane, ku përveç mësimeve të kulturës së përgjithëshme bënin edhe ekonomi shtëpije, qepje e qëndisje. Ajo kishte inteligjencë e talent të veçantë për gjuhët e hueja dhe i kapte në mënyrë të jashtëzakonshme e të shpejtë. Pati mësuar në shkollë italishten dhe vetë, frengjishten, me një shkallë mesatare, serbishten prej shkuarjeve në Kolashin, Ulqin e në Kosovë tek njerëzit e të shoqit, kurse turqishten e fliste shume rrjedhshem. Adilja u martua me Adem Boletinin (1896-1943), djali i heroit kombëtar Isa Boletini. U vra në një atentat para Kafes së Madhe në Shkodër nga komunistët. Vrasja e Adem Boletinit, djali i patriotit të madh Isa Boletini, ishte një nga vrasjet më të bujshme të asaj kohe ku pati reagime të ashpëra, por komunistët menjëherë kerkuan falje. Nuk i mjaftoi vrasja e burrit nga komunizmi, por e dënuan edhe atë me 5 vjet burg. Në moshë 39 vjeç e torturuan, me metodat më çnjerzore si dhe shumë të tjera, si Agime Pipen, Ana Dajen, Terezina Palin etj.,
Vajza e tretë FAHRIJE BEKTESHI ULQINAKU (1909-1968) Edhe Fahrija pati rininë si motrat, ku kulturën iu dha i ati, duke e dërguar në shkollën e Murgeshave. Aty ajo mësoi italishten, mori kulturë të përgjithshme si dhe punë të ndryshme dore. U martua me Qazim Ulqinakun (1900-1978) një nga tregtarët më të njohur jo vetëm në Shkodër.
Vajza e katërt NASIBE BEKTESHI KAZAZI (1915-1982) Nasibja bëri shkollën e murgeshave saleziane të “Bijave të Marijes Ndihmëtare”. Pati marrë privatisht si motrat edhe mësime muzike etj. Qe jashtëzakonisht mirë me mësime, lexonte e fliste shumë mirë italishten e kishte talent per pikturë e punë dore. Pati marrë prej shkollës fletë lavdërimi dhe një të rëndësishme prej Ministrisë së Jashtme të Italisë. Ajo u martua me Jup Kazazin me 1938. Dy familjet kishin miqësi e baballarët Muharremi e Hasani ishin miq e bashkëluftarë krah në krah kundër malazezve. Nasibja kaloi një jetë me vuajtje dhe plot peripeci nga dënimi i bashkëshortit Jup Kazazi dhe vdekja e tij tragjikeMund të jetë një imazh i 1 person
TEOFIK BEKTESHI (1905-1965)ishte djali i parë i Hasan Bekteshit. I lindur në Shkodër, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Kolegjin Saverian të Shkodrës. Vazhdon gjimnazin real të Gracit dhe pas tij kryen Akademinë Tregtare në Vjenë (1924-1927). Më 1928 mbaron fakultetin e Shkencave Ekonomike në Salsburg. Në vitin 1928 jep provimin e doktoratures ne Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike të Universitetit të Strasburgut France (1927-1928). Veprimtaria e tij në Shkodër fillon më 1929, kur në zgjedhjet bashkiak zgjidhet anëtar i Këshillit , duke kontribuar aktivisht në jetën ekonomike, kulturore dhe sportive të qytetit të Shkodrës. Zgjidhet kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1942-1943); ishte anëtar i këshillit të shtetit. Është marrë me studime ekonomike sidomos në fushën e politikës agrare. Më 1946 i dorëzon një prememorje proteste gjeneralit anglez Hodgson, në emër të opozitës intelektuale shkodrane për të cilën arrestohet dhe dënohet me 5 vite burg dhe pas daljes nga burgu përsëri persekutohet dhe internohet 5 vite në Kuç të Vlorës, por që lirohet pas një viti e gjysëm.
SELAHEDIN BEKTESHI (1917-200

Mund të jetë një imazh i 1 person

3), djali i dytë i Hasan efendi Bekteshit. Mjek pediatër, profesor, akademik, themelues i hematologjisë pediatrike në Shqipëri. Për të mos u zgjatur për biografinë e shkelqyer profesionale të Prof. Dr. Selaudin Bekteshit që gjendet në disa enciklopedi dua të ndalem në një dimension tjeteër të tij, solidariteti human për të ndihmuar dy motrat Adilen dhe Nasiben dhe fëmijët e tyre por edhe fëmijët e të vëllaut Teofikut mbas persekutimit komunist që pësuan familjet dhe bashkëshortet e tyre . Prej tij shpëtuan fëmijët e Nasibes dhe Jup Kazazit: Hamzai dhe Lirija fëmijët e Adiles dhe Adem Boletinit, si Enis e Isa Boletini që arriti edhe të ju mbylli çeshtjen e biografisë si nipat e heroit Isa Boletini, deri sa shkoi çeshtja tek “diktatori”. Po ashtu Hasanit, djalit te Teofikut, që i siguroi studimet e larta ku mbas mbarimit te tyre punoi si inxhinier elektrik.
Ai me nje guxim të rrallë për kohen e diktaturës, që mund ti rrezikonte karieren por me nje dashuri dhe mirësi për gjakun e tij, i mori pranë familjes së tij në Tiranë, i mbrojti, i ndihmoi për t u sistemuar, i punësoi fëmijët e tyre dhe u ndejti pranë në momentet më të vështira të jetës. Kjo qe një gja shumë e rrallë dhe një shembull i lartë njerëzor dhe human që bëri vëllau për motren . Asht thanë në tregimet tona popullore por edhe në eksperiencat e jetës që çfarë ban motra për vëllanë por rasti i prof. Selaudinit tregoi çfarë ban vëllau për motren kur në shpirtin e tij është rrënjosë dashuria njerëzore për familjen, sakrifica, guximi dhe perkushtimi i tij për familjen..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.