Familja Dibrani nga shtetet perëndimore pjesë e Votës së Diasporës

0

  Njofton dhe shkruan :Luan Asllan Dibrani

Per qytetarët jashtë vendit ka filluar më 2 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, sipas ligjit në fuqi. Po afrohet  dita e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë. Numri i bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë është i madh, duke u nisur edhe nga të dhënat për regjistrimet që u publikuan. Ka shumë bashkatdhetarë që tashmë janë nisur  me organizime grupore të udhëtimeve për të votuar në këto zgjedhje.Mobilizimi i Diasporës shqiptare nga  shtetet e Evropës  ishte qe nga  dita  e shpalljes se  zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Këtë  e tregoj  fluksi  i madh qe  votën e  dërguan për mes postës .Pos votimit përmes postës,qytetarët  tanë   udhëtuan dhe po udhëtojnë me dhjetëra e mijëra  edhe  përmes rrjetit tokësor me autobus dhe mjete  tjera udhëtimi sidomos nga Gjermania ,Zvicra ,Austria ,nga shtetet skandinave  dhe shtetet tjera  evropiane.Njoftojmë se me dhjetëra avion  pritet të  fluturojnë   për të votuar në Kosovë edhe ne dite ne vijim të shtunën dhe te dielën nga Evropa sipas të dhënave  të agjensioneve ajrore!Edhe familja Dibrani  janë nisur  dikush m vetura e dikush me avion e dikush votën e dërguan përmes postës.Familjen jonë  si në perëndim ashtu edhe në Kosovë janë në shërbimin  e atdheut  në të gjitha profilet  si ish të burgosur politik, ish luftëtarë,mjek ,profesor,inxhinier,muzikant,gazetar ,piktor,fermer etj. Familja jonë  jemi të përcaktuar që vota jonë të epet për Vetëvendosjen dhe  listën  e Vjosa Osmanit për ndryshime.Theksojmë se Familja  Dibrani me një numër te madh  anëtaresh  nga Diaspora  si nga Gjermania ,Suedia ,Zvicra dhe nga Franca votën  e vet  e dërguan përmes postës po, edhe udhëtuan vet  për Kosovë. Të kujtojmë se  Familja jonë  dha kontribute te përhershme ne interesin e vendit   si me ish te burgosur politik , për çlirimin e Kosove nga okupatori serb ashtu edhe me mjete  financuesi  për UÇK-në ,por edhe mjete  humanitare të shpeshta  aty ku e ka kërkuar nevoja  si në spitale, çerdhe fëmijësh,shtëpinë  e jetimëve , shtëpinë  e pleqve ne Prishtinë , shkollën e te verbërve në Pejë,shume skamnor në Kosovë i ndihmuam  etj.Familja jonë ka organizuar edhe aksione të shpeshta  për Kosovën edhe për skamnorët edhe për fatkeqësitë natyrore.., Familja  jonë  edhe këto   zgjedhje po i pret me një entuziazëm për ndryshime  në interesin e Kosovës dhe në interesin e qytetarëve. Familja Dibrani nuk kurseu asgjë edhe ne kohën  e Luftës si  pjesëmarrës lufte kishim edhe  komandant Fadil Dibranin i cili  luftoj ne zonën  e Gollakut  me profesion ne atë kohë  si profesor ne shkollën teknike. Me te mbaruar Lufta  ai iu kthye  profesionit  qe e kërkoj si inxhinier  Termocentrali i Obiliqit gjë edhe sot eshte aty pa u korruptuar as keqpërdorur as edhe një cent te kapitalit te huaj siç vepruan disa komandant ne emër të çlirimit  e shkatërruan Kosovën. Familja jonë iu bëri strehë mbi 400 qytetarëve te zhvendosur  nga zonat e Drenicës,Llapit dhe Gollakut deri sa u përzumë nga shtëpitë tona te gjithë nga okupatori barbar serb,Madje u ka bere strehë në formë ilegale bashkëluftëtareve të Zahir Pojazitit me muaj të tërë. Vlen te falënderojmë babanë tonë Feti Dibranin  te ndjerin qe vdiq mbas luftës si pasoje  e infektimit ne dhemb e qe okupatori ne atë kohë i mbylli institucionet tona,U be si shkak qe kaloj në kancer dhe vdiq. Po ashtu falënderojmë edhe nenën tonë Sofije Dibranin qe i ndihmoj te gjithë te zhvendosurit  në shtëpinë tonë, po edhe i për rresht 3 muaj e ushqeu  luftëtarin e  strehuar ne shtëpinë tonë qe e mbajti në fshehtësi të plotë edhe nga familjaret tanë deri sa iu bashkua radhëve te UÇK-së.   Ne jemi krenar me familjen tone dhe për këtë kërkojmë të mbrohen  interesat tona kombëtare mos te përbalten ma nga ata qe në shpirt e kanë kapitalin dhe interesat personale,para vlerave  kombëtar edhe Lirisë.Familjen jonë  si në perëndim ashtu edhe në Kosovë janë në shërbimin  e atdheut  në të gjitha profilet  si ish të burgosur politik, ish luftëtarë,mjek ,profesor,inxhinier,muzikant,gazetar,piktor,fermer etj. Familja jonë  jemi të përcaktuar që vota jonë të epet për Vetëvendosjen dhe  listën  e Vjosa Osmanit për ndryshime.Ma në fund urojmë qe  mbi të gjitha të fitoj Kosova  me ma të mirët  e saj. Zoti  e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë liridashës  me në krye  SHBA.në.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.