Elida Rusta ka promovuar në Shkodër në hollin e teatrit “Migjeni” librin e dytë me poezi me titull “Ëngjëjt nuk mbahen për dore”. Dramaturgu dhe shkrimtari Fadil Kraja dhe kritiku letrar Zija Vukaj vlerësuan veprën e Elida Rustës. Gazetari dhe publicistI Albert Vataj duke shfrytëzuar poezitë e Elida Rustës që mund të vijnë për një lexues të përzgjedhur vuri në dukje problemin e botimit të shumë librave të cilët në fakt nuk kanë asnjë vlerë, ndryshe nga poetja Rustja që ka treguar në poezitë e saj shpirtin artistik, vetë poetja Rusta shprehet se libri i saj me poezi trajton tema të ndryshme sociale. Madje mjeshtri i madh Fadil Kraja duke folur per krijimtartinë ë Elida Ruastes, vetem adshtu siç di ai, ka perdorur mjeshtërisht titullin e këtij vllimi me poezi të autores, duke cituar: Se një ëngjell si Elida Rusta kapet jo lehtë për doret. Në librin e Elida Rustës janë përmbledhur rreth njëqind poezi të cilat autorja i ka shkruar në dhjetë vjetët e fundit. Tematikë e këtij libri është dashuria ndërsa libri i parë i saj mban titullin “Njëmijë vjet Ajkunë”. Ndërkaq aktoret e teatrit Migjeni Agron Dizdari dhe Drande Xhaj kanë perzgjellur disa nga poezit e autores Elida Rusta për ti interpertuar para pjesmarrësve në këtë promovim, realisht nder më të veçantit e këtyre kohëve të fundit. Ne perfundim të këtij promovimi , si gjithënjë duke mos i ikur tradites, fotot me poeten Elida Rusta ishin mbase ”mezja” e gjithë këtij takimi poetesh.