Europiani/ Viktima e parë e rregullit të ri

0

Para Europianit, UEFA kishte shpallur rregulla më të rrepta, tani regjistrohet viktima e parë! Spanjolli Rodri nuk do të luajë ndeshjen e radhës në grup, sepse debatoi me arbitrin kundër Italisë (1-0). Mesfushori mori të verdhën e dytë të turneut, kështu që tani do mbetet jashtë. UEFA parashikon që vetëm kapitenët të diskutojnë me arbitrin gjatë turneut – nëse duan të flasin. Kjo për të mos lejuar që arbitri të rrethohet nga disa lojtarë të të dyja skuadrave pas vendimeve të diskutueshme. Rodri e injoroi rregullin dhe sulmoi gjyqtarin Viçiç. Por ndalimi i Rodrit nuk është shumë i hidhur për spanjollët. Kombëtarja ishte skuadra e parë në turne që u kualifikua në fazën e të 16-ave si e para në grup. Në ndeshjen e fundit në grup kundër Shqipërisë (e hënë, ora 21:00), pritet që trajneri i kombëtares, Luis de la Fuente, të bëjë rotacion.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.