Nuk mund të gjëndet në asnjë vënd tjetër të Globit, njëvënd si Shkodra, që lind bijë e bija me një zëmër të madhe sa deti.Shembulli i dy vajzave Mimoza Kolln nga qyteti i Shkodres , dhe Elda Gjetja Kuqi nga qyteti i Koplikut, një mësuese, por dhe gazetare e talentuar , dhe mjfat kontribuese në mediat e qytetit të saj të lindjes Koplik, të cilat kanë shprehur deshiren dhe gatishmerinë për t’u gjndur pranë studëntes Shkodrane në Gjermani. Ndaj bardhësisht nga zëra e saj i falenderon nëna e studentes.
Falenderim dhe Mirënjohje publike dy vajzave shqiptare që jetën kanë ndërtuar në Gjermani: @ Mimoza Kölln & @ Elda Gjetja Kuqi
Ime bijë që po studion në Gjermani po e bën muajin, dhe zemra ime e di, që dalngadalë i duhet të mësohet me mospraninë e saj fizike në shtëpi.
E sa rëndësi merr akti juaj vajza nënash që emigrimin keni shok të jetës atje larg erës së nënës tuaj e të dashurëve tuaj. Po fisnikërinë që ua mëkoi jeta e familjet nga vini nuk e humbët. Dhe pse e di mirë çdo të thotë të jesh e “ikur” në dhe të huaj, pa amën e truallit, pa erën e dheut, pa atë ambëlsi zani nane, pa ngrohtësinë e dorës së nanës tek flokët ju ledhaton a puthjen ju dhuron.
E për Ju, lumturohem e ju jam mirënjohëse për mesazhet humane që m’i dërguat.
Elda nxënësja ime e mirë, mësuese në profesion, që se harroi zyshën e vet dhe pse kanë kaluar mbi 15 vite më shkruan:
“Une deshta pak me ta ngroh zemren qe kurdo vajza ta ketë nevojen e dikujt ose ka deshire, munden patjeter te lajmerohen se nga Bremen jam 2 ore larg. Deren e ka të hapun kur te doje e si te doje”
Mimoza mësuese, gazetare e talentuar në Shkodër, mike e bukur me shpirt fisnik që ka mbi 10 vite që se takoj, më shkruan:
Mira mirmrama!
Uroj te jeni mire te gjithe. Suksese vajzave e pacin vec realizime deshirash. Njera prej binjakeve mesa kam pa ketu, studion ne Bremen.
Nese ka deshire me nderru vend,mund te vije te ne sa here te doje. E mirepritur me gjithe zemer si ne shtepi te vet. Ne jetojme ne jug te Schleswig-Holstein,ne afersi te Hamburgut. E mirpritun me zemër në cdo kohë.
Vajza thjesht bekim i një nane ju shoqnoftë. Nuk e keni idenë sa zemra m’asht ngrohë.