Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e moderatorës Eni Vasili, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme, tha gjatë emisionit se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH Agro”.Në një postim në rrjetet sociale, Braçe e quan Vasilin “kazetare”, e cila nuk ka idenë se ç’bëhet në vend se nuk konsumon gjëra shqiptare.“Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim që në TV publik te bej një kanal që ta shohësh ti;

Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mije leke ne vit për një kanal me kukulla ku nuk ka asnjë kukull shqiptare, por veç kukulla te bëra jashtë? Për atë kanalin e bujqësisë, paguhet 1200 leke ne vit”, shkruan Braçe./ CNA.al