Nga: Farida Zmijani Ramadani
Emocione te forta dje ne takimin me sportistet e skuadres se zemres sone, me Ikonat e Vllaznise nder dekada: futbolliste, basketbolliste, volejbolliste, mundes, ngrites peshash, atlet, gjimnast, trainer, doktor sportiv etj ku vitet mbartin djersen,mundin, sakrificat, brohoritjet, duartrokitjet, kupat, trofete, vleresimet… Madheshtia e ketyre sportistave eshte vula e slloganit “Shkodra Djepi i kultures”. Ndjehem krenare per familjen time si pjese e Elites sportive shkodrane me futbollistet e mirnjohur Sadetin, Hysen, Luan, Denis e Eder Zmijani, çiklistin Bahri Zmijani, Farida e Samira Zmijani si basketbolliste qe perfaqesuam Vllaznine dhe Kombetaren e Shqiperise. Sportistet nuk kane ngjyra partiake por kane ngjyra jete qe ngjajne me ato te ylberit qe rrezaton ne zemer te çdo shqiptari dhe i japin jetes gjallerine e kerkuar. Perulemi me respekt para mundit dhe djerses se tyre pasi mbajne kryet nalt per gjithçka qe i dhane Shkodres. Sportistet jane Ambasadoret e çdo qyteti, jane njerezit me publik dhe me te respektuar. Kushdo qe tregon vemendje ndaj tyre tregon kulture, largpamesi, respekt dhe mirnjohje. Pata fatin ne kete takim shume emocionues te shkepus disa vargje nga libri im “Shkodra ne 12 yje”(ku ka shkrime per 45 futbolliste) per te Madhin Sabah Bizi Ikonen e futbollit shqiptar. Faleminderit çdo deputeti ne kete rast Z Agron Çela qe ka ne vemendje sportin dhe kulturen shkodrane dhe per premtimet e tij me besim ne realizimin e tyre.