E prëmtja e kësaj jave që tashmë po ikën , ka rikthyer në Tv Kopliku , dhe Revista “Fjala” për këtë vit emisionin ; Fjala për ju. I ftuari i kësaj jave ishte intelektuali , poeti dhe shkrimtari ndër më të spikaturit në mbarë veriun e Shqipërisë Kadri Fikaj. Tre tema janë diskutuar këtë mbrëmje. Fillimisht jemi ndalur tek krenaria që i dha çdo malësori dhe Shqiptari pranimi iXhubletës në UNESCO. Ndaj përkufizimi më domëthënës do thonim ,i Kadri Fikaj ishte: Mos ma çoni large Xhubleten se…Ndersa në lidhje me situatën e Pd në M.Madhe Kadri Fikaj ka vlersuar faktin se shpreson që PD të gjëjë forcat e bashkimit , dhe mbase njeriu që i bashkon dhe i bënë fitues demokratët e M.Madhe është deputeti aktual Ramadan LIkaj. I pyetur për situatën parazgjedhore në Bashkinë Shkodër Kadri Fikaj ka theksuar se lodhen kot socialistet me kandidatin e tyre , mbasi realisht kjo parti ka patur kandidat me potencial se ky që pretëndohet dhe nuk ia kanë arritur dot të fitojnë, kjo për vet faktin se Shkodra nuk u beson atyre që vijnë për të marrë në Shkodër , e jo për të dhënë.