Ekzekutohet me armë zjarri në rezidencën private, Presidenti i Haitit

0

Ekzekutohet me armë zjarri në rezidencë, Presidenti i Haitit, Jovenel Moise. Presidenti i Haitit u vra brenda në rezidencën e tij private. Lajm u bë i ditur nga kryeministri i përkohshëm.Zonja e parë, Martine Marie Etienne Joseph është shtruar në spital në vend. Sipas mediave lokale, shtëpia e presidentit u sulmua në mes të natës nga një grup personash të armatosur ende të paidentifikuar.Në pushtet mes skandaleve dhe protestave
Jovenel Moise, 53 vjeç, u zgjodh president i vendit të Karaibeve për herë të parë në zgjedhjet e 2015, më pas u shkarkua për mashtrim dhe një vit më vonë u emërua sërish në krye të shteti. Ndërkohë që qeverisja e tij efektive nisi në 7 shkurt të 2017-ës. Që atëherë ai ka qenë protagonist i një skene shumë të tensionuar politike, duke u akuzuar, ndër të tjera, se kishte shtypur kundërshtarët e tij dhe se dëshironte të qëndronte në detyrë përtej mandatit të tij. Në 2019 ky shtet u përfshi nga protesta të dhunshme dhe përplasje në të cilat dhjetra njerëz vdiqën. Moise u përfshi gjithashtu në një skandal korrupsioni, i akuzuar së bashku me ministra dhe zyrtarë të tjerë për administrim të paligjshëm të fondeve me vlerë 2 miliard dollarë.Tensionet dhe paqëndrueshmëria politike
Duke pasur parasysh refuzimin e përsëritur të Moise për të hequr dorë nga pushteti, opozita Haiti ka reaguar në muajt e fundit duke caktuar gjyqtarin Joseph Mécène Jean Louis si “president të përkohshëm të tranzicionit”. Në shkurt, forcat e sigurimit frenuan një përpjekje për grusht shteti dhe arrestuan 23 persona, përfshirë një gjykatës të Gjykatës së Kasacionit dhe një shef të policisë kombëtare

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.