Noel Malcolm – Rebelët , besimtarët , të mbijetuarit . Ky është titulli librit më të ri , i cili sapo ka dal në treg . Në këtë botim të sht shtëpisë botuese “Toena”, i cili është një botim historik , kushtuar njërës prej figurave më interesante të botës Shqiptare , siç është Ali Pasha , ndaj ne këtë e perzgjollëm për ta lançuar në rubrikën ; E Shtuna e Librit , Studimet e paraqitura në paraqitura në këtë vëllim, nga një prej ekspertëve kryesorë të botës mbi historinë shqiptare, variojnë nga shekulli i pesëmbëdhjetë deri në të njëzetin, duke fokusuar politikën, historinë shoqërore, fenë dhe diplomacinë. Secila bazohet në kërkime origjinale, më e gjata, mbi Ali Pashain, përdor për herë të parë një pasuri të materialit dorëshkrues për të treguar historinë e plotë të rolit thelbësor që ai luajti në politikën ndërkombëtare të Luftërave Napoleonike.
Studimet e tjera sjellin në jetë individë të zakonshëm, deri më tani të panjohur nga historia, për shembull: gratë e larguara para Inkuizicionit ose autorin e autobiografisë së parë shqiptare.
Ky nuk është vetëm një botim historik për lexuesit e interesuar në historinë e Evropës Jug-Lindore. Në të përfshihen çështje më të gjera si: konvertimi fetar, “kriptokrishtërimi” mes myslimanëve, metodat e skllavërimit brenda Perandorisë Osmane dhe natyrën e krijimit të mitit modern për identitetin kombëtar.