DY VITE PA BENIN (ARBEN DELAJ)

0

Ja, si ikun ditët, pa u ndjerë, madje dhe si pa u kuptuar. Kështu u bënë plot dy vite pa njërin prej njerëzve të mirë, jo vetëm të Bajzës së Kastratit, të M.Madhe, por dhe më gjërë. U bënë dy vite pa atë që ne të gjithë e kemi quajtur bilbili i këngës sonë. U bënë dy vitë pa familjarin e mire, pa shokun tonë gazmor. Shoqata kulturore artistike “Sali Mani” , ka dy vite që nuk e ka në gjirin e vetë, njërin ndër themeluesit e saj, artistin e kompletuar deri në prefeksion Arben Delaj. Po kështu edhe Qëndra kulturore e fëmijve M.Madhe nuk e ka prej dy vitsh specialistin, profesionist të saj Arben Delaj. E pra prej dy vitësh na mungon të gjithëve Beni. Natyrisht, jeta i ka ligjet e veta. Ajo vazhdon me ritmin e saj të vrullshëm, çka realisht në shumë rastë njerzit harrojnë hallet dhe problemet e tyre, por një artist i tillë nuk harrohet jo në hapësirën e dy viteve, por do kalojne shume vite dhe Beni mbetet perherë në melodinë e jetes dhe këngës që ai e deshi aq shumë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.