Nga:Orsela Aga
Ti kërkosh ndjesë demokratëve për njeriun që udhëhoqi Komitetin e Orientimit të Politikave që rezultoi si lëvizje deçizive për ardhjen në pushtet të PD, nuk është korrekte.
Një komitet i mbushur me personalitete dhe fytyra që i dhanë ngjyra PD së asaj kohe për të marrë vota në elektorat gri.
Ti kërkosh ndjesë demokratëve për njeriun që fitoi në vitin 2005 me sistem mazhoritar një zonë që PD nuk e kishte fituar kurrë, përballë një prej rivalëve më me shumë lekë në atë kohë dhe një prej njerëzve më të fortë të Edi Ramës, është jo korrekte. Jo korrekte, për njeriun që shkëlqeu dhe shkërmoqi këdo që i dilte para në çdo debat politik të kohës, pra për njeriun me kontribut të madh për fitoren e vitit 2005.
Ti kërkosh falje demokratëve për njeriun që si Ministër i Punëve Publike realizoi në kohë rekord projektin më madhor të 8 viteve qeverisje, është jo korrekte. Projekt që trumpetohet me të drejtë si projekti i Kombit. Projekt që për shkak të xhelozisë së brendshme, u sulmua po nga brënda për aferë.
Ti kerkosh ndjesë demokrateve për njeriun që udhëhoqi fitoren spektakolare në qarkun e Elbasanit, është jo korrekte. Qarku që e mbajti në pushtet PD në vitin 2009 ndërkohë që në bastionet e demokratëve me investime të panumërta u mor rezultat i dobët. Në atë kohë krenoheshim me këtë njeri. Ky njeri ka bërë gjithçka për financimin e projektit të rrugës së Elbasanit duke shfrytëzuar çdo njohje dhe miqësi. Duke punuar pa pushim për realizimin.
Ti kërkosh ndjesë demokratëve për njeriun që i solli fitoren PD në Bashkinë e Tiranës përballë kryetarit të opozitës, me një fushatë spektakolare dhe me stërkëmbësha nga brenda, është shumë jo korrekte.
Fitore që i fiku shpresat Edi Ramës për zgjedhje të parakohshme.
Ti kërkosh ndjesë demokratëve për njeriun që gati sakrifikoi karrierën e vet politike duke u futur në luftë me gjithë botën për të sjellë demokratët në pushtet, por që u tradhëtua nga brenda e për këtë dhe qëllimi i kësaj nisme dështoi. Kurrë nuk sulmoi dhe anatemoi njeri dhe duroi me heshtje gjithë bataretë ndaj tij.
Ti kërkosh ndjesë demokratëve për këtë njeri dhe asnjë ndjesë demokratëve për bashkëpunëtorët e tu më të afërt që i hoqën vota PD që t’i jepnin oksigjen PS, kjo nuk është korrekte. E dimë shumë mirë se pse humbi PD. Nuk kërkoi kurrë ndjesë për ish armatën e drejtorëve dhe ministrave që fërkonin duart për humbjen e PD apo që në fund, nuk dhanë as votën për të.
Ti kërkosh ndjesë Demokrateve për dikë që ishte bashkëpunëtori yt më i afërt për rezultatet që janë krenaria juaj sot, siç janë Liberalizimi Vizave, Anëtarësimi në Nato dhe Pavarësia e Kosovës.
Nuk është bashkim që të lëshosh mbi këtë njeri ato fjalë për të cilat kurrë nuk u përfol për aq kohë sa ka qënë Drejtues në institucione të ndryshme.
Është e kundërta e bashkimit.
Shpresoj dhe uroj shumë që ne demokratët, militantët, mbështetësit e gjithsecilit të përmbahemi me njëri-tjetrin sepse shumë shpejt do jemi po bashkë kundër të keqes që ka vetëm një emër, Edi Rama.