DY BURRA DORËHIQEN PËR NJË GRUA

0

Tashmë urdhëri i kryeministrit Edi Rama për tu dorëhequr drejtorat burra, çka do thot që duhet ti lënë vëndin vacant grave të perzgjedhura nga partia për drejtoresha, po merr permasa edhe më të gjëra. Kësisoj pakë ditë më parë Këshilli i Bashkisë M.Madhe në mbledhjen konstituese, krahas betimit të kryetarit Tonin Marinaj, u bënë edhe zgjedhjet në organet drejtuese të vetë Këshillit të Bashkisë. Edhe pse ishte prezent krahas të tjerve dhe vet prefekti Millja, i cili ne disa raste paqartësie të ligjit u konsultua me zyren juridike të prefektures nepermjet telefonit, persëri duket se diçka ka çaluar. Ndaj në mbledhjen e dytë ,kjo duhej korrigjuar. Kësisoj, në këtë mbledhje të dytë, ky këshill , korrektoj “gabimin” e parë, duke “bindur“ keshilltarin e Bindjdes Demnokratike Pjerin Spathari, për tu dorëhequr nga perfaqësimi i tij në këshillin e Qarkut Shkoder. Kjo vlersohet se është kryer me bindje të plotë, per ti krijuar mundësinë e perfaqësimit në keshillin e Qarkut të nje gruaje socialiste. Po kështu është “bindur” edhe antari tjeter i këshillit të Qarkut, ky perfaqësues i Partisë Uniteti Kombëtar, per tu dorëhequr. Në këtë rastë rradha për të shkuar në Këshillin e qarkut i ka ardhur kreut të socialistve të M.Madhe. Kështu me këto dorëheqje krijohen rapotet e kerkuara në perfaqesimin e komunitetit edhe në Këshillin e Qarkut Shkoder.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.