Dy automjete zjarrfikse, dhe një Autoambulancë,” shpërblehen” me ëmrin e një rruge, dhe një titull “Qytetar Nderi”

0
Bashkia Malësi e Madhe i ka dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” Kryetarit të Komunës Namur z.Maxime Prevot me motivacionin: “Mik i shquar i Komunitetit Shqiptar . Për kontributin e dhënë në vendosjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Komunës Namur dhe Bashkisë Malësi e Madhe, në ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të institucionit tonë në shërbim të komunitetit.”
Kryetari Tonin Marinaj dhe Deputeti Paulin Sterkaj falenderuan z.Prevot për miqësinë midis dy vendeve tona dhe rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, ndërsa z.Maxime Prevot shprehu vullnetin e tij për të rritur edhe më tej bashkëpunimin mes Namurit dhe Malësisë së Madhe.
……………
Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka pritur sot në një vizitë zyrtare Kryetarin e Komunës Namur, Belgjikë z.Maxime Prevot. Dy Kryetarët dhe deputeti Paulin Sterkaj kanë përuruar rrugën në qytetin e Koplikut që mban emrin “Namur”. Më pas ata kanë vizituar Repartin e Zjarrfikëses dhe Spitalin e Koplikut, ku Komuna Namur ka kontribuar me makina Zjarrfikëse dhe autoambulanca.
Bashkia  M.Madhe , dhe më konkretisht drejtuesit e saj po tregojnë  se nuk i rrinë  asnjëriu “borxh”.Ndaj pikrisht  në  këmbim të dhuratave  të miqve Belg, sot Bashkia   për hërë të parë  fillon emërtimin e rrugve  në  qytetin e Koplikut  me vëndosjen e emrit: Rruga “Komuna e Namurit” Kjo në nderim të  miqve. Dhurata e dytë e Bashkisë  ka qënë titulli  i akorduar  Maxime  Pervot “Qytetar Nderi ” i M .Madhe.Bëhet e ditur se reagimi qytetar  ndaj  kësaj “dhurate” tregon se  nuk  janë  shumë dakord , madje lind një  pyetje çfar  fshihet  pas  emërtimit të kësaj rruge, çka përgjigjen  do tënd ta mesojmë në  ditët në vijim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.