DUKE NDJEKUR TINGUJT….

0
-Tregim surealist- nga E.Sina-  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur
Jam robot apo grua, e re apo e vjetër. Sot ndodhem në një udhëkryq të paparë asnjëherë më parë. Nuk di kur kam lindur sepse herë rri dhe luaj me kukulla dhe dal jashtë shtëpisë me frikë nga vetmia, herë rri nën hijen e kumbullës dhe kujtoj gjyshin që këtu kërkonte dy kokrra kumbulla për të shoqëruar godën e rakisë.
Këtë mëngjes një tingull mbeti në vesh..një tingull që zvarritej me një zë plot timbër dhe nuk di se si pas tingullit shikoja një fytyrë të panjohur, të zbehtë, me sy të thellë e flokë të artë që me atë vështrim dukej sikur më thosh:”Më ndiq pas!Unë e di ku do të shkosh…Po, pa patur krahët e fatit nuk ke si fluturon dhe të më ndjekësh pas.Isha e vetme në atë dhomë të heshtur.Në shtëpi do të qëndroja tre netë vetëm sepse prindërit ishin larguar…kisha mall për ta. Hedh sytë në qiell, gruaja me fytyrë kockore nuk më trembte por dukej si një lajkatare që nuk të jep dot besim…Në çast nuk kisha harruar vetëm moshën, por dhe emrin…Ajo më tha se quhej puthja dhe shtëpinë e kish në qiell..Atje do të shpinte dhe mua për të parë sa bukut jetohej..
Poshtë atij qielli kanë humbur shumë vështrime dhe unë jo rrallë dilja në rrugicë natën dhe prisja një yll që të binte dhe me gjithë forcën e dhimbjes e kujtoja këtë.Puthja i hodhi sytë qiellit..”Pas disa orësh do të jemi atje…Tani bindmu mua dhe merri këto krah…U bëra me krah që fillimisht më rëndonin.Përse të më duheshin?!Do ecësh pas meje, tha dhe përplasi krahët e saj. Në çast kisha bërë të njëjtën gjë..Mos ishte kjo ëndrra e kohës së largët për mua?! Por, tani isha prej disa orësh në qiell.Vërtitesha pas puthjesh dhe ulesha në faqe mali apo degë peme ku qëndronte dhe ajo.Tingujt vërtiteshin në zemrën time ku diçka kishte kohë që më kish muguar..”Nuk do të humbasësh asnjë lot lumturie..nuk dua të fshish asgjë nga ky udhëtim sepse këtu do të mësosh se një shpirt jeton brenda teje.Mos humb asnjë ndjenjë të largët sepse ajo do të vijë këtu krah nesh..do të gjesh kuptimin e ekzistencës të një dashurie të madhe.Tani e mbaj unë në krahët e mi duke larguar retë e errëta, por më pas do të mbash edhe ti…U errësua..Përrreth ishte terr dhe dalloja vetëm Hënën me pak yje përrreth.Aty gjeta mrekullinë e çasteve të paharruara që kalonin në fluturimin tonë me shpejtësinë e dritës dhe forcën e përjetësisë…
Më zuri gjumi sapo puthja u ul në çatinë e një pallati.Besoja në ëndrra.Por, i gjithë ky udhëtim edhe pse me prekje lodhje e kureshtje besonte në një ëndërr, ëndrrën e dashurisë pa të cilën dëshirat e shpresës duken të zbehta…
-Ku po shkojmë?, pyeta puthjen.
-Të takosh vitet e jetës tënde, të jetës dhe të ëndrrës…Dhe unë besoja në ëndrrat që thurrëm bashkë, besoj tek kjo dashuri e heshtur, e ftohtë por që e shikoja në krahët e puthjes flokëartë e fytyrë kockore.Puthja po dremiste.Mua më zuri një gjumë i lehtë, shumë i lehtë, gati i paqënë.Të pashë ty, të panjohur ndër vite që po flije në ëndrrat e mia..U zgjove sapo dëgjove një tingull, vetëm një tingull, më vështrove me mall dhe dashuri duke më marrë pas vetes, në shpirt e trup, më hodhe krahun rreth qafës.Puthja qëndronte mes nesh..
-Më ke muguar dashuri, më tha….dhe më vështroi me sytë e tij plot shkëlqim.Nuk e dija se në cilë botë ndodhesha, të tokës apo të qiellit…
Ta dinte se sa kohë më kishin muguar këto fjalë..fjalë që mbanin peng mijëra e mijëra emocione.Puthja tundi krahët dhe një pendë e saj ra në buzën time.Kjo më bëri të ndihesha ndryshe..
-Sa vjeçe jam?, pyeta djaloshin që mbante mbi sup puthjen…
-Do ta tregoi kjo ditë rilindje në mendimet e tua..në atë që prisje dhe do ta mbash përherë…Por, mos u mërzit..Një ditë ndofta të largët do të vijë përsëri në ëndrrat e tua, do të shtrengoj fort..e do të kuptosh se jeta të dhe krahët e saj, me të cilat do të fluturosh për shumë e shumë kohë midis tokës dhe qiellit..Nuk ishte një shaka kjo që përjetuam: unë ti dhe puthja.është ajo që të zgjon dhe të tregon fluturimin e dëshiruar brenda një dashurie të heshtur, të brishtë, mbuluar nga e njëta ndjenjë…
Po zbardhte agimi dhe më duhej të rikthehesha në atë shtëpi ku më rrëmbeu dhe më bëri me krah puthja…Por, në kthim ajo nuk ishte me mua..Unë po fluturoja me zërin e dashurisë për të plotësuar vlerat e jetës:Para se të më binin krahët pas tingujve të atij udhëtimi iu drejtova imazhit të djalit që po më shoqëronte me vështrim mes yjesh:”Nëse dashuria tek ty kthehet në urrejtje do të lutem:Më kthe shpirtin tim që kam lënë tek ty…Ti ma more dhe nëse do më kthesh krahët,shpirtin tim ta dua mundësisht si ta dhashë, të pastër,kristal dhe jo të vrarë apo të lënduar?
“Mos u shqetëso..ti do ndjekësh tingujt dhe në vitet e tjerë do të kesh gjithçka që të jep vetëm dashuria….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.