NGA :MERI MEZINI
Dua ta gris lëkurën
time,
brënda saj jam fshehur
unë,
në ktë jetë të vështirë
plot kujtime,
kam qënë dhe grua
kam qënë dhe burrë…
Dua ta gris lëkurën
time,
ka qënë e fortë
ka duruar shumë,
kam punuar jam lodh
aq shumë,
lekura ime ka duruar
dhe dhunë,
Dua ta gris lëkurën
time,
kam duruar sharje,
xhelozi, pafund,
sikur të ishta prona
e burrit
jeta ime s’llogaritej
kurrë.
Dua ta gris këtë lëkurë
të dyfish’t,
t’më ngelet vetëm
lëkura ime,
të jem femër
me lëkurë të butë,
në mëngjesin e nesërm
të kem jetën time.
Griseni dhe ju gra
lëkurën si unë,
të jeni të lira me lëkurë
të butë
gruja ka lind të shtoji
ktë vënd,
të jetë zonjë,
të këtë emrin nënë.
nga(MeriMezini)