“DORA E NGROHTË” E “ISLAMIK RELIEF” KONTRIBON NË SHKODËR DHE M.MADHE

0

Një sëntencë e njohur thotë: I joti nga shkon, të rrëzon, nga të kthehet të çon.
E sollëm në kujtesë këtë sëntencë, për të treguar faktin se Besmir Mataj në fakt asnjëherë nuk e ka kryer “rrëzimin” ndaj banorve të zonës ku është lindur dhe rritur, por këtë të dytën, aty ku i ka gjetur të “rrezuar” ata njerëz me të cilët është rritur, u ka dhënë dorën për ti ngritur. Kësisoj duke qënë në ballë të misionit human dhe njerzor të “Islamik Relief” me seli në Tirane, Besmiri përherë ka treguar se kërraba i tërhek drejtë M.Madhe dhe Shkodres. Natyrisht duke mos u bërë “hile” qyteteve të tjera. Kështu këto dite Besmiri u ndodh në Koplik dhe bëri prëzent dy nga donacionet e dobishme për shumë banorë të
M.Madhe. Fshati Zagorë, është një fshat dikur krenari për sherbimin shëndetësor dhe mjaftë sherbime të tjera, sot qëndra shëndëtësorë e katatandisur mos më keq. Ndaj “Islamik Relief” ka vendosur te rindërtojnë nga e para, këtë qënder shëndetësore, plus edhe dy të tjera, në fshatrat Bogiq dhe Dobre të Koplikut. Por ajo që vlën të theksohet është fakti se krahas M.Madhe, “Islamik Relief” dhe konkretisht Besmir Mataj, ka shkuar edhe ne njesin administrative Bradashesh Korëë edhe atje do te ndihet dora e ngrohtë e “Islamik Relief” dhe djaloshit malësor Besmir Mataj. Ndërkaq për tu rikthyer serish tek investimet e Islamik Relief në M.Madhe dhe Shkoder, vlenë të citojme faktin se këto ditë janë dhuruar mundësimi i ndertimit të 15 serave, për 15 familje në këto dy bashki. Këto sera kanë një siperfaqe prej 100 m2. Po kështu Besmiri ka dhënë lajmin e mirë se në vijim do je në edhe 45 sera të tilla. Ky projekt sponsorizohet nga “Islamik Relief” Canada. Ja pra kjo është dora e ngrohtë, e njerëzve human, që administrojnë dobishëm donacionet e mjaftë organizatave mirëbërse kudo në Botë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.