DJALI I TRIESHIT/MIRASH IVANAJ : O ZOT MË THUAJ KUSH SUNDON , KËTA APO ATI?!

0
Mirash Ivanaj, ministri i hekurt i Zogut përkujtohet nga studiues e  historianë - Vizion Plus                  Ministër i Arsimit Kombëtar 1933-1945. Me emrin e tij, lidhet ajo qe njihet si “Reforma Ivanaj”, që ofronte një arsim me prirje perëndimore dhe frymë kombëtare.
Pas vitit 1945…instalohet diktatura dhe ai ne vitin 1948 dënohet me 7 vite burg.
-A more vesh mor ti?
-Jo mor zotni, çfarë të marr vesh?
-Je dënuar me shtatë vjet burg!
-Po për çka jam dënue, zotni?
-Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor!
-Po unë sa kam ardhur prej Turqie s’kam folë me njeri përveç punës mësimore.
-Me atë mendim ke ardhur që të bësh propagandë!
-Po a ka ligj në botë, zotni- përgjigjet Ivanaj- që të dënojë mendimin?
-Mbylle gojën se je i dënuar!
I dënuari Mirash Ivanaj e apeloi vendimin e Gjykatës së Garnizonit të Tiranës me këto fjalë që përbëjnë një ironi therëse: “Në rast se fakti që më atribuohet konsiderohet faj, deklaroj se nuk kam patur ndonji qëllim të keq dhe i lutem të naltit gjyq që, në rishikimin e çështjes sime, të tregojë zemërgjerësi, tue parë gjëndjen time ekonomike fare të këputun e gjendjen shëndetësore të keqe dhe, të ma transferojë dënimin në kondicionel tue më dhanë kështu mundësi që ditët e fundit të pleqnisë sime t’ia kushtoj, me atë kontribut që mundem, popullit..” Mirash Ivanaj, 10.04.1948.
Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:
Besoj se gjatë kohës së burgut do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua- i tha Bedri Spahiu.
Jo pikëpamjet, por bindjet e mia- e korrigjoi Mirashi.- t’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar.
Atëherë nuk qënke tjetër veçse një plak matuf- iu shfry Mehmet Shehu.
Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë do të ndiqja të njëjtën rrugë.Mirash Ivanaj, ministri i hekurt i Zogut përkujtohet nga studiues e  historianë - Vizion Plus
Kështu i kaloi ditët e fundit martiri Mirash Ivanaj në tortura e në punë të detyruar rraskapitëse: me fyerje e poshtërime, me mungesë të plotë të diellit e të lirisë, me mungesë të ushqimit minimal për të mbajtur shpirtin, i tretur deri në kufijtë e mjerimit njerëzor. Ai u sëmur, siç thanë, nga një ngatërrim zorrësh dhe u dergj në atë dhembje vdekjeprurëse. Formalisht e çuan në spitalin e burgut. Sipas rrëfimit të Agron Çarçanit, i cili ndodhej në një dhomë në spitalin e burgut, Ivanaj vuante edhe nga tuberkulozi që ia kishte bërë mushkëritë copë dhe s’vinte gjë në gojë. Megjithatë, nuk u ankua kurrë, nuk rënkoi asnjëherë, nuk i kërkoi ndihmë askujt. Apoteoza e tij që shkon deri te Zoti, gjendet në poezinë e fundit, në poezinë e burgut:
O Zot, qysh i duron këto batërdi,
Qi bajnë veprat e krijueme nga Ti?
Kush sundon, më thuej, këta apo ti?!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.